Rajoni 9 November 2026, 20:44 Nga VNA

Mickoski kundërshton provimin e jurisprudencës 100% në shqip, studentët shqiptarë nuk pranojnë zgjidhje të pjesshme

Ndaje në Whatsapp
Mickoski kundërshton provimin e jurisprudencës 100% në shqip,

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka kundërshtuar mundësinë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet tërësisht në gjuhën shqipe, duke propozuar që vetëm pjesa teorike të jepet në gjuhën në të cilën kandidatët kanë përfunduar studimet universitare, ndërsa pjesa praktike të zhvillohet detyrimisht në gjuhën maqedonase.

Sipas propozimit të Mickoskit, kandidatët mund ta zhvillojnë pjesën teorike të provimit në gjuhën shqipe, turke apo angleze, ndërsa pjesa praktike, e cila përfshin simulimin e procedurave gjyqësore penale dhe civile, duhet të realizohet në maqedonisht, raporton Portalb.mk.

Ky qëndrim ka shkaktuar pakënaqësi te studentët shqiptarë, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet 100 për qind në gjuhën shqipe, në përputhje me gjuhën në të cilën kanë ndjekur studimet universitare.

Përfaqësuesi i studentëve, Mevlan Ademi, ka deklaruar se propozimi i kryeministrit përbën një hap përpara krahasuar me qëndrimet e mëparshme, por nuk ofron zgjidhje të plotë për kërkesat e tyre.

Sipas tij, institucionet ende nuk kanë paraqitur argumente të qarta juridike se përse pjesa praktike e provimit nuk mund të zhvillohet në shqip, apo përse kandidatëve nuk u mundësohet të paktën t’u përgjigjen pyetjeve në gjuhën amtare.

“Nuk kërkojmë zgjidhje të pjesshme, por të drejtën e plotë”, është qëndrimi i studentëve shqiptarë, të cilët kërkojnë garanci institucionale dhe afate konkrete për zgjidhjen e çështjes.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka deklaruar se Qeveria po punon për një zgjidhje që do të përfshijë jo vetëm provimin e jurisprudencës, por edhe provimet e tjera profesionale. Ai ka theksuar se procesi do të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Në këtë debat është përfshirë edhe ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, i cili ka propozuar që 84 për qind e provimit të zhvillohet në gjuhën shqipe. Megjithatë, qëndrimi i mëvonshëm i kryeministrit Mickoski ka krijuar paqartësi lidhur me propozimin që do të mbështesë përfundimisht Qeveria.

Studentët kanë shprehur shqetësim edhe për kohëzgjatjen e procesit, pasi zbatimi i ndryshimeve të propozuara mund të kërkojë më shumë se një vit. Ata kundërshtojnë gjithashtu dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias, duke vlerësuar se një hap i tillë mund të shkaktojë vonesa të mëtejshme.

Kërkesa për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është ngritur që në nëntor të vitit 2024. Rreth 400 studentë nga Universiteti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti “Nënë Tereza” kanë dorëzuar peticion pranë institucioneve kompetente dhe kanë organizuar dy protesta.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme