Sociale 29 Prill 2024, 13:18 Nga VNA

Makinat elektrike, në 2023-in u instaluan 26 njësi karikimi, ERE: Investimet po ecin ngadalë

Ndaje në Whatsapp
Makinat elektrike, në 2023-in u instaluan 26 njësi karikimi, ERE:

Ndërsa e gjithë bota po shkon drejt rritjes së përdorimit të makinave elektrike, në kuadër të nismave për mbrojtjen e mjedisit dhe ngadalësimit të ngrohjes globale, Shqipëria po ecën shumë ngadalë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit të shkuar në vend u instaluan 26 njësi karikimi për makinat elektrike të vendosura posaçërisht shumica në Tiranë dhe vetëm 2 në Durrës. Enti Rregullator i Energjisë bëri të ditur shifrat në raportin vjetor të tij.

“Gjatë vitit 2023 sipas të dhënave janë instaluar 26 pika të reja për njësi të karikimit të makinave elektrike, respektivisht në Durrës 2 me fuqi të instaluar 250 kw, ndërsa në Tiranë janë në total 26 kontrata me fuqi të instaluar 2565 kw.

Megjithëse numri total i automjeteve elektrike ka pasur një rritje të qëndrueshme për më shumë se gjysmë dekade, shumë kompani dhe konsumatorë individualë ende nuk janë të vetëdijshëm sesi makinat elektrike krahasohen me makinat tradicionale me karburant” thuhet në raport.

Por pavarësisht se tendenca drejt makinave elektrike shihet si ardhmja, sipas Entit, dhe interesi është i lartë investimet në infrastrukturën e nevojshme për to po ecin ngadalë.

“Makinat Elektrike janë e ardhmja e transportit dhe interesi për to është i lartë. Vendi po ecën ngadalë në përgatitjen e infrastrukturës që do të bënte të mundur përhapjen e tyre të shpejtë. Në fillim makinat elektrike provohen për kuriozitet, më pas ato kthehen në stil jetese, favorizuar nga një përparësi e madhe.

Për këtë arsye edhe Enti Rregullator i Energjisë ndër objektivat e saj të përgjithshme promovon krijimin e një tregu të brendshëm konkurrues të sigurt dhe miqësor ndaj mjedisit për të gjithë klientët dhe furnizuesit, duke siguruar kushtet e duhura për funksionimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të rrjeteve të energjisë elektrike si dhe lehtëson kushtet për pjesëmarrësit e rinj të tregut dhe atyre që prodhojnë nga burimet e rinovueshme” thuhet në raport.

Më herët në një studim që ndalej tek makinat elektrike ERE nënvizonte se kosto e tyre ishte 9 deri në 11 herë më e ulët se makinat me djegie.

“Është përllogaritur kosto për kilometër mbi vlerat e përafërta të konsumit për 100 km distancë dhe çmimit për njësi karburanti. Janë zgjedhur 3 modele të ndryshme të Volkswagen me performancë të ngjashme.

Duke ju referuar tabelës, konstatojmë se një makinë elektrike shpenzon afro 11-herë më pak Lekë për kilometër distancë krahasuar me një makine me motor benzine dhe afro 9 herë më pak me se një makinë me motor nafte” nënvizonte Enti në studimin “Vlerësim mbi kuadrin rregullator dhe ligjor me qëllim përdorimin e teknologjive të reja për stacionet e ngarkimit të automjeteve elektrike, përfshirë rregullimin e tarifimit të këtij shërbimi”

Marrë nga Monitor

https://www.monitor.al/makinat-elektrike-ne-2023-in-u-instaluan-26-njesi-karikimi-ere-investimet-po-ecin-ngadale/

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme