Sociale 23 May 2024, 19:50 Nga VNA

Koalicioni shqiptar “Pro Familjes” nis peticionin: Të mbrojmë familjen, por edhe lirinë e fjalës në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Koalicioni shqiptar “Pro Familjes” nis peticionin: Të

Koalicioni shqiptar Pro Familjes dhe Jetës ka nisur mbledhjen e firmave për peticionin “Pro Familjes” në sheshin Skënderbej.

Sipas koalicionit peticioni është nxitur nga ngjarjet e fundit në Tiranë, ku ata përmendin ceremoninë mes një çifti të të njëjtës gjini në tarracën e bashkisë dhe projektligjet e propozuara që godasin familjen.

“Të mbrojmë familjen, por edhe lirinë e fjalës në Shqipëri”, shprehet koalicioni në rrjetet sociale.

Sakaq, në një postim tjetër në Facebook koalicioni ka shprehur shqetësimin për gjuhën e urrejtjes fetare që sipas tyre është përdorur ditët e fundit në emisione televizive nga anëtarë të komunitetit LGBT+ dhe përfaqësues të organizatave civile.

Postimi i plotë:

Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës shpreh shqetësimin për gjuhën e urrejtjes fetare që është përdorur ditët e fundit në emisione televizive nga anëtarë të komunitetit LGBT+ dhe përfaqësues të organizatave civile.

Këto sulme jo vetëm krijojnë sterotipizime ndaj bashkësive fetare në Shqipëri, por në thelb mbartin gjuhë urrejtje ndaj komuniteteve të besimit, doktrinës së fesë dhe klerikëve që shërbejnë në këto komunitete.

Kjo gjuhë urrejtje përbën një precedent të rëndë të prishjes së bashkëjetesës fetare mes feve dhe zgjon tensione në shoqëri.

Vërejmë se shkak për gjuhën e urrejtjes ndaj bashkësive fetare dhe krahasimeve aspak të duhura, janë bërë deklaratat e fundit të komuniteteve fetare në Shqipëri, të cilat në unanimitet janë shprehur pro familjes dhe martesës tradicionale dhe kundër martesave të së njëjtës gjini, si dhe kundër projektligjit për surrogacinë, abortin dhe sterilizimin e të rinjve.

Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës, i kërkon me shqetësim “Alencës kundër gjuhës së urrejtjes”, të përbërë nga:

Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Shoqata “Këshilli Shqiptar i Medias” që të marrë masa ndaj kësaj gjuhe urrejtje fetare, pasi gjuha e përdorur krijon një precedent të rrezikshëm ndaj asaj që në Shqipëri vlerësohet si harmoni fetare.

Video

Mijëra qytetarë në “Marshin për Liri” në Prishtinë, mbështetje për ish-krerët e UÇK-së Ka nisur në Prishtinë tubimi në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Tubimi zhvillohet në shenjë solidariteti me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme