Sociale 22 Maj 2024, 09:04 Nga VNA

Aeroporti i Kukësit/ Nuk ka fluturime, por të ardhurat vijnë nga duty free!

Ndaje në Whatsapp
Aeroporti i Kukësit/ Nuk ka fluturime, por të ardhurat vijnë nga

Aeroporti i Kukësit duhet të ishte aeroporti i dytë funksional i vendit për fluturime ndërkombëtare, por deri tani, kryerja e fluturimeve në të duket se ka dështuar. Sipas faqes zyrtare të aeroportit, në të paraqiten si operator fluturimesh kompanitë Air Albania dhe Wizz Air, në fakt, por në fakt asnjëra nuk kryen fluturime nga Aeroporti i Kukësit.

Megjithëse nuk ka aktivitet fluturimesh, për vitin 2023 kompania raporti rritje të ndjeshme të të ardhurave dhe ulje të humbjeve në bilanc. Sipas pasqyrave të audituara financiare, kompania Kukësi International Airport (KIA) e mbylli vitin 2023 me humbje para tatimit në vlerën e 101 milionë lekëve, nga gati 160 milionë lekë që kishin qenë humbjet për vitin 2022.

Efektin kryesor në uljen e humbjeve e dha rritja e të ardhurave të kompanisë. Për 2023, KIA raportoi xhiro në vlerën e 330 milionë lekëve, me një rritje prej më shumë se katër herë krahasuar me vitin 2022. Peshën kryesore në strukturën e të ardhurave e zënë ato nga duty free. Për 2023, KIA raportoi gati 280 milionë lekë të ardhura nga ky zë, 31 herë më shumë krahasuar me një vit më parë. Të ardhurat nga duty free përbëjnë 85% të të ardhurave të përgjithshme të aeroportit.

Në pamje të parë, vetë ekzistenca e të ardhurave nga duty free duket e çuditshme, në kushtet kur në aeroport nuk kryhen fluturime ndërkombëtare dalëse. Koncepti i duty free parashikon përjashtimin nga TVSH-ja dhe taksat e tjera të produkteve që shiten në zonat kufitare apo asnjanëse, sipas parimit që këto produkte blihen për t’u konsumuar jashtë vendit.

Madje, zakonisht këto produkte paketohen me një ambalazh të dallueshëm që blerësi nuk duhet ta hapë deri në vendin e destinacionit. Por, në kushtet kur një airport nuk ofron shërbimin e fluturimit jashtë vendit, një e ardhur hipotetike nga shitja e mallrave duty free do të nënkuptonte thjesht kontrabandimin e tyre brenda vendit.

Të ardhurat e tjera të pakta të Aeroportit të Kukësit janë raportuar si të ardhura nga shërbime aeroportuale, logjistike, qira, hapësira parkimi, etj. Paralelisht, kompania vitin e kaluar ndërmori një ulje të shpenzimeve, duke përfshirë këtu një reduktim të ndjeshëm të stafit. Në fund të vitit 2023, kompania raportonte vetëm 37 persona të punësuar, nga 77 që kishte qenë numri i tyre një vit më parë.

Shpenzimet e personelit pësuan rënie me 19%, ndërsa shpenzimet e tjera operative ranë me 47%. Shoqëria “Kukës International Airport” është një shoqëri e themeluar në fillim të vitit 2019, në përmbushje të kushteve të kontratës së koncesionit”, të lidhur midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si Autoriteti Kontraktor, si dhe bashkimit të shoqërive “Global Technical Mechanics” dhe “Bami”.

Kontrata parashikonte një vlerë investimi prej rreth tetë milionë eurosh, pa TVSH. Investimi për rehabilitetin dhe bërjen funksional të aeroportit u financua kryesisht nëpërmjet dy kredive të marra nga Raiffeisen Bank (pesë milion euro) dhe Tirana Bank (366 milion lekë).

Në vitin 2022, kompania “Bami” i shiti aksionet e veta tek ortaku tjetër, “Global Technical Mechanics” që tashmë është aksioneri i vetëm i kompanisë. Periudha e koncensionit është 35 tridhjetë e pesë vjet.

Qeveria shqiptare kishte pritshmëri të mëdha për këtë aeroport, madje për hapjen e fluturimeve ndërkombëtare nga ky aeroport u desh të ringeciohej kontrata koncesionare me Tirana International Airport, që parashikonte ekskluzivitet të fluturimeve ndërkombëtare në favor të këtij aeroporti.

Në momentin e miratimit të kontratës, Ministrja e Industrisë dhe Energjisë parashikonte që dy aeroport mund të tërhiqte linjat e fluturimi low cost dhe të gjeneronte një trafik prej rreth 300 mijë pasagjerësh në vit. Por, deri tani, investimi ka rezultuar zhgënjyes.

Marrë nga Monitor

Video

Policia franceze të premten në mbrëmje ndaloi një burrë të dyshuar se ka sulmuar me thikë tre gra në tre stacione metroje në qendër të Parisit. Tri gratë u goditën me thikë në Republique, Arts et Métiers dhe Opera rreth orës 16:00 sipas kohës lokale. Sipas deklaratës së prokurorisë, plagët e tyre nuk ishin kërcënuese për jetën. Burri, rreth të njëzetave, u identifikua falë kamerave të sigurisë (CCTV), bëri të ditur zyra e prokurorit. Ajo shtoi se ai ishte i njohur më parë për policinë për kundërvajtje, përfshirë dëmtimin e pronës. Nuk u dhanë detaje mbi motivet e sulmit.

Tre persona humbën jetën në Kaliforni nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut gjatë Krishtlindjeve. Stuhitë bllokuan rrugë kryesore në Los Angeles, duke vështirësuar evakuimin e qindra familjeve. Shërbimet e emergjencës kryen dhjetëra shpëtime, ndërsa mbi 100 mijë familje dhe biznese mbetën pa energji elektrike.

Policia në Devon ka paralajmëruar qytetarët të mos notojnë në det, pasi dy persona janë raportuar të zhdukur në ujë pas festimeve të Krishtlindjes. Ndërkohë, në disa zona të Mbretërisë së Bashkuar mbetet në fuqi alarmi shëndetësor për motin e ftohtë. Autoritetet këshillojnë kujdes të shtuar, sidomos për të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore, si dhe shmangien e aktiviteteve në det gjatë kushteve të papërshtatshme.

Një përplasje zinxhir që përfshiu rreth 15 automjete ka ndodhur në autostradën Kanetsu, në Minakami të prefekturës Gunma, duke shkaktuar edhe një zjarr. Sipas autoriteteve japoneze, disa persona janë plagosur.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme