Sociale 1 July 2024, 15:07 Nga VNA

Ismail Kadare, njeriu i letrave shqiptare/ I dhuroi vendit vetëm 3 letra, drejtuar Enver Hoxhës, Bashës dhe Vllahutin

Ndaje në Whatsapp
Ismail Kadare, njeriu i letrave shqiptare/ I dhuroi vendit vetëm 3 letra,

Njeriu i letrave shqipare, Ismail Kadare ndërroi jetë këtë të hënë në moshën 88 vjeçare.

Kadare është një ndër personalitet qendrore të kulturës shqiptare. Fillimet e tij letrare janë kryesisht në poezi.Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Veprat e tij janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të huaja dhe është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Ai është laureat i shumë çmimeve. Në 2005, Ismail Kadare fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. I. Kadare është dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit”, si dhe me mirënjohje të tjera.

Njeriu i letrave shqiptare, në fakt kaloi kufirin, por për vendin ka shkruar publikisht këto 3 letra të hapura.

Letra e parë është drejtuar Enver Hoxhës në 1980. Arsyeja sipas Kadares ishte motra e tij.

"Kjo letër është shkruar pasi më kanë thirrur në Komitetin Qendror për të më njoftuar se “motra juaj do të ishte sot në burg, po të mos ishte motra juaj”. Më është thënë se shoqet e saj, një grup shoqesh, janë të gjitha në burg. U thashë se nuk di asgjë. I pyeta pse. Më thanë se flisnin kundër regjimit e, veçanërisht, kundër Enver Hoxhës" tha Kadare i cili e quajti të motrën me probleme psiqike pasi ajo foli kundër regjimit. Ai më vonë sqaroi se po e mbronte sipas tij.

Letra e dytë publike i është dërguar Lulzim Bashës, ku i kërkonte të tërhiqej nga gara për kryetar bashkie.

"Do t’ju propozoja një gjest , që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare : tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie. Do të shtoja se kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsije etj.  Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit  tuaj politik. " shkruante Kadare i cili nëpër rreshtat e letrës thekson se është i paanshëm, por megjithatë merr guximin ti kërkojë të tërhiqet që të zgjidhej Rama.

Letra e tretë publike nga Ismail Kadare është në mbrojtje të Romana Vllahutin.

Në një letër publike, Kadare shprehet se është madje i gatshëm t’i kërkojë ndjesë në gjunjë, por e siguron se mirënjohja ndaj saj do të jetë e pacënueshme.

"Më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër krejtësisht personale, për tronditjen që më shkaktoi sot fyerja e paskrupullt që u bë publikisht kundër jush në shtypin shqiptar." i shkruante Kadare Vllahutin.

Kolosi i letërsisë Kadare lartësoi emrin e Shqipërisë në botë me veprat e tij të pëkthyera me mbi 45 gjuhë, por gjatë jetës së tij Kadare si intelektual për vendin ka shkruar vetëm 3 letra dhe pse shqiptarët sot thonë u nda nga jeta njeriu i letrave shqipatare

 

 

 

 

 

 

 

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme