Kronika 27 March 2025, 13:46 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për Gerd Hoxhën. KLGj pritet të jetë palë në këtë çështje

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për Gerd Hoxhën. KLGj pritet

Gjykata Kushtetuese, e cila po shqyrton kushtetuetshmërinë e një neni që lidhet me integritetin e gjyqtarëve apo prokurorëve që emërohen në gjykatën e Posacme dhe në SPAK e ka shtyrë seancën për një datë tjetër.

Kjo pasi ka vlerësuar se duhet të thërrasë si palë të tretë, vec Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, edhe Këshillin e Lartë gjyqësor, që nuk emëroi në Gjykatën e Posacme gjyqtarin Gerd Hoxha.

Nënkryetari aktual i gjykatës së Tiranës, kandidoi për në GJKKO pasi më herët kishte kaluar vettingun. Një komision i posacëm që përbëhet sipas nenit 6 pika 5 të ligjit nr. 95 të vitit 2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, dha vlerësim negativ, cka bëri që KLGJ të mos e emëronte Hoxhën në GJKKO.

Hoxha vuri në lëvizje gjykatën Administrative, duke pretenduar se komisioni i posacëm përdori si argument një foto rastësore të tij me kryebashkiakun Erion Veliaj në një aktivitet zyrtar të ambasadës britanike në Tiranë.

Gjykata Administrative iu drejtua Gjykatës Kushtetuese dhe kërkoi interpretim të nenit 6, pika 5 të ligjit nr. 95 të vitit 2016.

Neni në fjalë parashikon: “Gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit krijojnë Komisionin e Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve për të bërë verifikimin e kushteve të sigurisë para caktimit në detyrë ose emërimit, të përbërë nga:

a) dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, të zgjedhur me short. Procesi i përzgjedhjes me short monitorohet nga Avokati i Popullit;

b) një gjyqtar të gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i zgjedhur me short. Procesi i përzgjedhjes me short monitorohet nga Avokati i Popullit;

c) një punonjës i seksionit të hetimit financiar pranë Prokurorisë së Posaçme, i caktuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme;

ç) një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit, i caktuar nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

Kushtetuesja, e cila po e shqyrton cështjen mbi bazë dokumentash ka vendosur që palë në process të thirret dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor si organ emërtese dhe seanca u shty për në datën 23 prill 2025.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme