Bota 10 July 2025, 11:07 Nga VNA

Europa diskuton në Romë rindërtimin e Ukrainës

Ndaje në Whatsapp
Europa diskuton në Romë rindërtimin e Ukrainës

 

Rusia sulmoi përsëri Ukrainën gjatë natës të enjten (10.07.) me dronë dhe raketa. Sipas Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Rusia sulmoi Ukrainën gjatë natës me 18 raketa dhe rreth 400 dronë. Ky ishte numri më i madh i sulmeve me dronë që nga fillimi i luftës. Një nga objektivat e sulmit ishte aeroporti ushtarak pranë Vasilkivit, në jug të Kievit, sipas vëzhguesve ushtarakë. Paralajmërime për sulme ajrore u lëshuan në më shumë se gjysmën e Ukrainës. Forcat Ajrore Ukrainase kishin paralajmëruar për afrimin e raketave dhe dhjetëra dronëve luftarakë. Të paktën dy persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën. Pas sulmeve masive ajrore ruse, SHBA dhe aleatët po sinjalizojnë gatishmëri për t'i ofruar ndihmë të mëtejshme Kievit. Sipas PresidentitDonald Trump, SHBA-të do të shqyrtojnë kërkesën e Ukrainës për një sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot. I pyetur nëse mund ta konfirmonte këtë, Presidenti Trump tha: "Ata (ukrainasit) do të donin ta kishin. Dhe e kanë kërkuar." Trump shtoi, se "do të duhet ta shqyrtojmë." Është një sistem shumë, shumë i shtrenjtë." Sistemi raketor mbrojtës nga ajri "Patriot" i prodhuar në SHBA është një nga më modernët në botë.

Konferenca e Rindërtimit në Romë: Një konferencë dy-ditore për Ukrainën fillon në kryeqytetin italian, Romë, e organizuar nga Kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Pjesëmarrës në Konferencë është edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, por edhe përfaqësues nga Polonia, Franca. Synimi i konferencës është përqendrimi i vëmendjes tek mbështetja ekonomike, "sepse rindërtimi nuk është i mundur pa një ekonomi të fortë", tha Ministrja gjermane e Zhvillimit Reem Alabali Radovan (SPD) në Romë para konferencës për vendin e shkatërruar nga lufta. "Dhe kjo është arsyeja pse ne tani po lançojmë një Fond Evropian për Rindërtimin e Ukrainës. Do ta prezantojmë sot. Bëhet fjalë për sigurimin e mbështetjes ekonomike për Ukrainën me fonde private dhe publike", tha Alabali Radovan.

Diskutimet do të përqendrohen edhe në mënyrën e mbështetjes së rindërtimit të infrastrukturës së shkatërruar, siç janë rrugët, urat dhe termocentralet tani. UNICEF, dega e Gjermanisë bën thirrje për një rindërtim të decentralizuar të Ukrainës që merr në konsideratë nevojat e veçanta të fëmijëve dhe të rinjve. Organizata bëri thirrje të enjten se duhet të vazhdojë edhe mbështetja ndërkombëtare për ndihmën humanitare për fëmijët dhe familjet. Sipas UNICEF-it, dega Gjermani 2,786 fëmijë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022. Një e treta e fëmijëve në Ukrainë jetojnë në shtëpi pa sisteme funksionale të ujit dhe kanalizimeve.

DW

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme