Kronika 2026-08-13 12:32:44 Nga VNA

Zjarri në Priskë përhapet drejt Lundrës dhe Farkës, ndërpritet furnizimi me ujë

Ndaje në Whatsapp

Zjarri në Priskë përhapet drejt Lundrës dhe Farkës,

Zjarri që prej ditësh vijon të jetë aktiv në zonën e Priskës së Madhe është përhapur në drejtim të Lundrës, Farkës së Madhe dhe Gurrës, duke shtuar rrezikun për banorët dhe pronat në këto zona.

Situata e krijuar nga flakët ka shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë elektrike, çka ka sjellë fikjen e stacionit të pompimit të ujit në Priskë. Për pasojë, banorët e zonës së Lundrës do të përballen me ndërprerje të furnizimit me ujë.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) njoftoi se stacioni i pompimit në Priskë është nxjerrë jashtë funksionit për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

“Për shkak të situatës së zjarreve në zonën e Priskës dhe Farkës, stacioni i pompimit në Priskë është fikur pasi ka ndërprerje të energjisë elektrike. Si rrjedhojë, në zonën e Lundrës do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë. UKT njofton se do të dalë me një njoftim të dytë sapo situata të rikthehet në normalitet”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, situata në terren vijon të mbetet problematike. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi dhe ullishte, ndërsa një banesë e pabanuar është djegur. Për arsye sigurie, tre familje janë evakuuar nga zona e rrezikuar.

Banorët kanë raportuar gjithashtu se dhjetëra bagëti kanë mbetur të bllokuara në zonat e përfshira nga zjarri, ndërsa është konstatuar edhe një automjet i shkrumbuar plotësisht nga flakët.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news