Kronika 2026-08-24 17:29:50 Nga VNA

Vrasja e shqiptares në Greqi/ Kamerat zbardhin 5 sekondat e tmerrit, ish-partneri e tërhoqi dhe e qëlloi në kokë

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e shqiptares në Greqi/ Kamerat zbardhin 5 sekondat e tmerrit,

Ekzaminimi mjekoligjor, pamjet e kamerave të sigurisë dhe provat e mbledhura nga autoritetet kanë hedhur dritë mbi momentet e fundit të 45-vjeçares shqiptare Julieta Obzova dhe dinamikën e krimit, ku autoritetet greke thonë se ajo u vra nga 48-vjeçari Altin Allmuça, i cili më pas i dha fund jetës.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, Allmuça kishte mbërritur më herët pranë pallatit ku banonte 45-vjeçarja dhe e kishte pritur jashtë. Në momentin që Obzova hapi derën e hyrjes, ai hyri së bashku me të në ambientet e ndërtesës.

Gjithçka që pasoi ndodhi brenda pak sekondash. Sipas të dhënave të hetimit, brenda rreth tre deri në pesë sekondash, 48-vjeçari dyshohet se e goditi gruan me një ose dy shkelma, duke e rrëzuar dhe lënë të gjunjëzuar në tokë. Më pas, ai drejtoi armën ndaj saj.

Kur pa armën, 45-vjeçarja ngriti instinktivisht duart në përpjekje për t’u mbrojtur. Kjo lëvizje dyshohet se bëri që plumbi i parë të mos e godiste.

Menjëherë më pas, sipas informacioneve, Allmuça e tërhoqi rreth një metër më tej dhe e qëlloi sërish, këtë herë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen. Pas krimit, 48-vjeçari drejtoi revolverin ndaj vetes dhe kreu vetëvrasje. Arma, sipas të dhënave të deritanishme, mbahej në mënyrë të paligjshme.

Një pjesë e rëndësishme e hetimeve është përqendruar te kamerat e sigurisë, të cilat kanë regjistruar lëvizjet e Allmuçës përpara ngjarjes. Nga pamjet rezulton se ai kishte mbërritur më herët në zonë dhe kishte pritur viktimën pranë banesës së saj.

Autoritetet po analizojnë gjithashtu pajisjet elektronike të 48-vjeçarit, me qëllim gjetjen e komunikimeve apo të dhënave të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e marrëdhënies mes tyre dhe ngjarjeve që i paraprinë krimit.

Sipas informacioneve, Julieta Obzova i kishte treguar motrës së saj për marrëdhënien me një burrë dhe vendimin për t’u ndarë prej tij për shkak të xhelozisë.

45-vjeçarja dyshohet se i kishte rrëfyer gjithashtu se burri vazhdonte të insistonte dhe se ajo kishte frikë prej tij. Mbrëmjen kur ndodhi vrasja, gruaja ndodhej e vetme në banesë, pasi vajza e saj kishte shkuar në Agrinio së bashku me xhaxhain.

Hetuesit kanë rindërtuar edhe lëvizjet e Allmuçës përpara se të shkonte në Nea Smyrni. Para se të largohej nga shtëpia, ai i kishte lënë bashkëshortes 1 mijë euro, duke i thënë: “Mbaji, të kesh para”.

Bashkëshortja e tij ka dëshmuar se gjatë rreth 18 muajve të fundit kishte vënë re ndryshime në sjelljen e 48-vjeçarit. Sipas saj, ai mungonte shpesh nga shtëpia dhe kishte raste kur kalonte netët diku tjetër, pa i treguar se ku ndodhej.

Gruaja ka deklaruar se nuk e dinte nëse bashkëshorti kishte një marrëdhënie me një grua tjetër, ndërsa u ka thënë autoriteteve se kishte frikë prej tij.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news