Kronika 2026-08-24 11:09:32 Nga VNA

Mbi 60 gëzhoja në vendin e atentatit në Dukagjin, babë e bir u ekzekutuan në pritë

Ndaje në Whatsapp
Mbi 60 gëzhoja në vendin e atentatit në Dukagjin, babë e bir

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i rëndë në Dukagjin, ku Prelë Gjoni, 82 vjeç, dhe djali i tij Lekë Gjoni, 57 vjeç, u vranë me armë zjarri, ndërsa Lazër Bashi, personi i tretë që udhëtonte me ta, mbeti i plagosur.

Pamjet e fuoristradës me të cilën udhëtonin tregojnë përmasat e sulmit. Automjeti është bërë shoshë nga plumbat, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konstatuar rreth 60 gëzhoja.

Babë e bir po ktheheshin nga banesa e tyre e vjetër në Dukagjin drejt Shkodrës. Teksa ndodheshin ende në rrugën e fshatit Xhan, ndaj fuoristradës është hapur zjarr nga persona ende të paidentifikuar.

Prelë dhe Lekë Gjoni humbën jetën nga të shtënat, ndërsa Lazër Bashi, i cili ndodhej në pjesën e pasme të automjetit, arriti t’i mbijetonte breshërisë. Ai u transportua fillimisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe më pas drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje u angazhuan dhjetëra forca policie dhe efektivë të RENEA-s, të cilët nisën kontrollet në zonën e thellë malore për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të dhënat paraprake të hetimit tregojnë se gjatë atentatit mund të jenë përdorur dy armë zjarri, një kallashnikov dhe një MP5. Ky element, së bashku me rreth 60 gëzhojat e gjetura në vendngjarje, ka ngritur dyshimet se në sulm mund të kenë marrë pjesë të paktën dy persona.

Autorët mbeten ende të paidentifikuar, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur motivin e vrasjes së dyfishtë dhe personat që organizuan dhe ekzekutuan pritën.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news