Kronika 2026-08-24 16:40:17 Nga VNA

Vrau ish-partneren dhe më pas veten/ 48-vjeçari i la 1 mijë euro gruas para krimit. Dëshmia: Mungonte netëve, kisha frikë prej tij

Ndaje në Whatsapp

Vrau ish-partneren dhe më pas veten/ 48-vjeçari i la 1 mijë

Detaje të reja janë zbardhur rreth lëvizjeve të 48-vjeçarit Altin Allmuça, përpara se të vriste bashkëkombasen e tij, 45-vjeçaren Julieta Obzova, në Greqi dhe më pas t’i jepte fund jetës.

Sipas informacioneve të raportuara nga mediat greke, përpara se të largohej nga banesa, Allmuça i kishte lënë bashkëshortes së tij 1 mijë euro, duke i thënë që “të vazhdonte të mbante para”. Më pas, 48-vjeçari është nisur drejt Nea Smyrnit, ku vrau 45-vjeçaren dhe menjëherë pas krimit kreu vetëvrasje.

Bashkëshortja e Allmuçës, e cila është thirrur për të dëshmuar, ka treguar para autoriteteve se prej rreth 18 muajsh kishte vënë re një ndryshim të ndjeshëm në sjelljen e tij.

Sipas dëshmisë së saj, 48-vjeçari mungonte shpesh nga shtëpia dhe në disa raste kalonte netët jashtë, pa i treguar se ku ndodhej. Ajo ka deklaruar gjithashtu se nuk kishte dijeni nëse bashkëshorti i saj kishte një marrëdhënie me një grua tjetër.

Gruaja ka pohuar gjithashtu para hetuesve se kishte frikë prej tij.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news