Kronika 2026-08-24 13:07:17 Nga VNA

Atentati në Dukagjin, ja dy pistat kryesore të hetimit për vrasjen e babë e bir

Ndaje në Whatsapp

Atentati në Dukagjin, ja dy pistat kryesore të hetimit për

Hetimet për të hedhur dritë mbi atentatin e ndodhur në Dukagjin, ku mbetën të vrarë Prelë Gjoni dhe djali i tij, Lekë Gjoni, si dhe u plagos Lazër Bashi, janë përqendruar në dy pista kryesore.

Burime policore bëjnë me dije se, pas ngjarjes që tronditi Dukagjinin pasditen e së dielës, janë shoqëruar vëllezërit dhe të afërmit e ish-bashkëshortes së Lekë Gjonit, me të cilën ai është divorcuar.

Një tjetër pistë është ajo e përfshirjes në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike apo spiunimit në polici të personave të tretë që merren me aktivitet.

Babë e bir, Prelë Gjoni, 82 vjeç, dhe djali i tij, Lekë Gjoni, 57 vjeç, u qëlluan për vdekje me 60 plumba të qëlluar nga 2 armë të ndryshme. I plagosuri Bashi, për shkak të gjendjes, ende nuk ka dhënë një dëshmi të detajuar për hetuesit.
 
 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news