Kronika 2026-08-18 16:49:00 Nga VNA

Vrasja e portugezit në Ksamil, policia 12 urdhër arreste, shpallet në kërkim pronari i lokal "Principotes"

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e portugezit në Ksamil, policia 12 urdhër arreste, shpallet

Policia firmosi 12 urdhër arreste lidhur me vrasjen e shtetasit portugez Luis Miguel Varela Mendez në lokal “Principotes” në orët e para të mëngjesit të sotëm. Fillimisht u arrestua Sokrat Vata autor i dyshuar i vrasjes që u kap në bagazhin e një makine që drejtohej nga një shtetas turk dhe bashkë me të ishte dhe një tjetër shtetase turke. Ai u arrestua në Levan të Fierit. Dy shtetasit turq kanë deklaruar se ishin klientë të lokal “Principotes” dhe e paguanin 29-vjeçarin si bodigard e shoqërues personal. Ata kanë sqaruar se e kishin marrë Vatën në automjet thjesht për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin krijuar me të. 

Më vonë, në pranga përfundoi oficeri i policisë, Moisid Matushaj, inspektor te kufiri gjelber Gjirokastër. Ai dyshohet se mori pjesë në sherrin e ndodhur në lokal dhe më pas ndihmoi autorin të largohet. 

Matushaj dhe Vata ishin të punësuar si bodiguardë të kompanisë private “Elite Security Group” me administrator Mario Katiraj.

Në kërkim është shpallur Bekim Bulica, pronari i lokalit “Principotes” në Ksamil, ku u vra 20-vjeçari. 

Bekim Bulica, rezulton me precedent kriminalë. Ai u ekstradua nga Franca në vitin 2021, pasi ishte shpallur në kërkim për “Kanosje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, për një ngjarje të ndodhur në Kukës. 

Lokali “Principotes” rezulton i regjistruar në emër të nënës së tij, Kade Bulica, 70 vjeçe. 

Lidhur me personat e tjerë të dyshuar për fshirje të krimin e rëndë pritet njoftim nga policia. 

Vrasja e portugezit dyshohet se ndodhi pas sherrit për një vajzë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news