
Ish-zyrtari i lartë i policisë, Uljan Shpataraku, do të dalë sot në orën 11:00 para GJKKO-së për masë sigurie.
Shpataraku u arrestua në zonën e Plepave, në Durrës, teksa drejtonte automjetin me të cilin udhëtonte edhe i shumëkërkuari i drejtësisë, Ergys Agasi.
Shpataraku akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.






















