Kronika 2026-08-28 13:38:43 Nga VNA

RENEA çaktivizon eksplozivin e lidhur me celular në Durrës, vijojnë hetimet për autorët

Ndaje në Whatsapp

RENEA çaktivizon eksplozivin e lidhur me celular në Durrës,

Ekspertët xhenierë të RENEA-s kanë çaktivizuar me sukses lëndën plasëse të lidhur me një aparat celular, e cila u gjet e braktisur në një rrugë të lagjes nr. 3 në Durrës.

Pas raportimit të rastit dhe rrethimit të zonës nga Policia, në vendngjarje mbërritën specialistët xhenierë, të cilët kryen procedurën e çaktivizimit të eksplozivit.

Nga verifikimet rezultoi se bëhej fjalë për një sasi të vogël lënde plasëse të lidhur me një telefon celular. Ndërhyrja përfundoi me sukses, duke eliminuar rrezikun e një shpërthimi.

Ndërkohë, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë. Grupi hetimor po këqyr provat materiale dhe po punon për të përcaktuar rrethanat në të cilat është vendosur apo braktisur eksplozivi.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news