Kronika 2026-08-27 17:20:41 Nga VNA

Alarmet për bombë në institucione, Email-et kërcënuese u dërguan nga Argjentina dhe Brazili

Ndaje në Whatsapp

Alarmet për bombë në institucione, Email-et kërcënuese

Hetimet për email-et kërcënuese që kanë shkaktuar alarm për bombë në disa institucione të rëndësishme në vend kanë nxjerrë në dritë të dhëna të reja lidhur me origjinën e mesazheve.

Mësohet se e njëjta përmbajtje kërcënuese është dërguar nga dy adresa të ndryshme email-i. Gjurmët e evidentuara deri në këtë fazë tregojnë se njëri prej email-eve është nisur nga Argjentina, ndërsa tjetri nga Brazili.

Pavarësisht identifikimit të vendeve nga të cilat janë nisur mesazhet, për hetuesit mbetet ende e vështirë të përcaktohet se kush qëndron pas këtyre kërcënimeve dhe nëse dy adresat janë përdorur nga i njëjti person apo nga persona të ndryshëm.

Hetimi po vijon për të përcaktuar autorët dhe për të verifikuar nëse pas mesazheve fshihet një organizim i koordinuar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news