Kronika 2026-08-28 16:32:14 Nga VNA

Dosja AKSHI/ GJKKO lë në burg Ergys Agasin, biznesmeni u kap pas 8 muajsh në arrati

Ndaje në Whatsapp

Dosja AKSHI/ GJKKO lë në burg Ergys Agasin, biznesmeni u kap pas 8

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për biznesmenin Ergys Agasi, një nga personazhet kryesore të hetimit për dosjen AKSHI. Agasi u paraqit këtë të premte në GJKKO, pasi u arrestua dy ditë më parë pas tetë muajsh në arrati.

Biznesmeni u kap mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepave në Durrës, pas një operacioni policor që kishte nisur me ndjekjen e tij që nga Elbasani. Në momentin e arrestimit, Agasi udhëtonte me një automjet “Audi RS6”, me vlerë rreth 100 mijë euro, ndërsa brenda makinës u gjetën edhe rreth 4 mijë euro cash.

Në automjet ndodhej gjithashtu ish-zyrtari i Policisë së Elbasanit, Ulian Shpataraku, i cili ishte vetë i shpallur në kërkim për një tjetër çështje. Ai u arrestua dhe dyshohet për përkrahje të autorit të krimit, për shkak të shoqërimit të Agasit.

Ndaj biznesmenit, GJKKO kishte caktuar më herët masën “arrest në burg” në kuadër të hetimeve të SPAK për tenderat e AKSHI-t. Agasi dyshohet se qëndronte në krye të një grupi që, përmes konkurrencës së pandershme, presioneve dhe ndikimit, paracaktonte fituesit e tenderëve në institucion.

Sipas hetimeve, mbi 1.05 miliardë lekë dhe më shumë se 470 mijë euro dyshohet se janë transferuar nga kompani të ndryshme drejt llogarive të “EA Solution”, kompani e lidhur me Agasin. Mes transaksioneve përfshihen edhe verëra të shtrenjta me vlerë të raportuar në afro 1 milion euro.

Pagesat rezultonin formalisht të kryera për shërbime të ndryshme, por SPAK dyshon se në të vërtetë përbënin shpërblime të lidhura me fitimin e tenderëve të AKSHI-t. Hetuesit pretendojnë se Agasi kishte lidhje të ngushta me ish-drejtoreshën e institucionit, Mirlinda Karçanaj, e cila dha dorëheqjen pasi u mor e pandehur.

Agasi përballet me disa akuza, mes tyre grup i strukturuar kriminal, konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike dhe korrupsion.

Në kuadër të hetimeve, biznesmenit i janë sekuestruar 29 pasuri, mes tyre apartamente, vila, sipërfaqe toke në Tiranë dhe Durrës, llogari bankare, kompania “EA Solution”, si dhe një pjesë e “Equos Resort”.

Pjesë e së njëjtës dosje është edhe biznesmeni Ermal Beqiraj, i arrestuar një muaj më parë në Francë dhe aktualisht në proces ekstradimi drejt Shqipërisë. Ndërkohë, ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news