Bota 2026-09-22 14:49:39 Nga VNA

Trump mohon se SHBA po mbetet pa municione: Kemi më shumë nga sa mund të përdorim

Ndaje në Whatsapp

Trump mohon se SHBA po mbetet pa municione: Kemi më shumë nga sa mund

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë raportimet se Shtetet e Bashkuara po përballen me mungesë municionesh, duke deklaruar se rezervat ushtarake janë të mjaftueshme dhe po shtohen më tej.

Përmes një postimi në Truth Social, Trump kundërshtoi pretendimet se lufta me Iranin ka reduktuar ndjeshëm rezervat amerikane të municioneve.

“Frikacakët dhe tradhtarët do të donin shumë të thoshin se Shtetet e Bashkuara kanë pak municione. Nuk është e vërtetë”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump pretendoi se SHBA disponon sasi municionesh që tejkalojnë nevojat aktuale dhe se prodhimi dhe grumbullimi i tyre po vazhdojnë me ritme të larta.

“Ne kemi më shumë municione sesa mund të mendojmë ndonjëherë të përdorim dhe po i grumbullojmë ato tani në nivele që nuk i kemi parë kurrë më parë”, shtoi ai.

Deklaratat e presidentit vijnë në një kohë kur janë ngritur shqetësime për ndikimin që lufta me Iranin ka pasur mbi rezervat amerikane. Një raport i inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes, i raportuar nga mediat, ka evidentuar mungesa në inventarin strategjik pas përdorimit të sasive të mëdha të municioneve gjatë konfliktit.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news