Bota 2026-09-21 20:57:27 Nga VNA

Goditet klani i Camorras në Napoli, 34 të arrestuar dhe 3.2 milionë euro të fshehura në mure

Ndaje në Whatsapp
Goditet klani i Camorras në Napoli, 34 të arrestuar dhe 3.2

 Një operacion i gjerë kundër mafias në zonën e Napolit ka çuar në arrestimin e 34 personave dhe sekuestrimin e mbi 3.2 milionë eurove cash, të cilat ishin fshehur brenda mureve të një apartamenti në Caivano.

Gjatë kontrolleve, karabinierët shembën pjesë të mureve të banesës, ku zbuluan pako me para të mbështjella dhe të vendosura në kova plastike. Pjesa më e madhe e shumës përbëhej nga kartëmonedha 50-euroshe. Autoritetet sekuestruan gjithashtu disa ora luksoze.

Operacioni përfundoi me 34 të arrestuar, nga të cilët 23 u dërguan në burg dhe 11 të tjerë u vendosën në arrest shtëpie.

Hetimi, i koordinuar nga Prokuroria e Napolit dhe Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia, lidhet me një rrjet të dyshuar për trafik droge, zhvatje dhe veprimtari kriminale të kryera me metoda mafioze.

Sipas autoriteteve italiane, grupi dyshohet se drejtohej nga klani Angelino, i lidhur me Camorran dhe aktiv kryesisht në zonat e Caivano dhe Casoria.

Operacioni u zhvillua nga njësia hetimore e Castello di Cisterna, në bashkëpunim me njësitë operative të Caivano dhe Casoria.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news