Sociale 2026-05-18 11:16:00 Nga VNA

Nis sot Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026, bllokime rrugësh në Tiranë dhe disa qytete deri të enjten

Ndaje në Whatsapp
Nis sot Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026, bllokime rrugësh

Nga dita e sotme deri më 22 maj do të zhvillohet Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026, një prej aktiviteteve më të rëndësishme sportive në vend, që do të shoqërohet me bllokime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, përfshirë edhe Tiranën.

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit ndërkombëtar sportiv, i cili do të zhvillohet në pesë etapa, më 18, 19, 20, 21 dhe 22 maj, në disa zona të territorit të Shqipërisë.

Itinerari i etapave do të jetë si më poshtë:

-Etapa I, data 18.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Zogu i Parë” – rruga “Dedë Gjo Luli” – rruga “Myslym Shyri” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – rruga “Lekë Dukagjini” – rruga “Ibrahim Rugova” – bulevardi “Gjergj Fishta” – Unaza e Madhe – autostrada Tiranë–TEG–Thumanë–Milot–Rrëshen–Reps – kthimi për në Milot – finishi në Lezhë.

-Etapa II, data 19.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Lezhë–Vorë–Golem–Rrogozhinë – finishi në Elbasan.

-Etapa III, data 20.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Elbasan–Belsh–Kuçovë–Lushnjë–Unaza e Fierit – finishi në Vlorë.

-Etapa IV, data 21.05.2026

Orari i bllokimit: 12:00

Vlorë–Tuneli i Llogarasë–Himarë–Kuç–Lepincë–Kotë – finishi në Vlorë.

-Etapa V, data 22.05.2026

Orari i bllokimit: 10:00

Vlorë–Rrethrrotullimi i Lushnjës – finishi në Fier.

Policia e Shtetit apelon për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të aktivitetit, si dhe rekomandon përdorimin e akseve alternative në segmentet ku do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.

Strukturat e Policisë së Shtetit do të jenë maksimalisht të angazhuara për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e këtij eventi sportiv ndërkombëtar.

Video

Një vizitor i pazakontë ka surprizuar punonjësit e Zyrës së Menaxhimit të Burimeve Ujore në fshatin Crestline, në Kaliforni, SHBA. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një ari që hap vetë derën e zyrës, hyn brenda me qetësi, vështron ambientin sikur të ishte në “inspektim”, e më pas largohet pa shkaktuar asnjë problem.

Humb një fëmije mes turmës, protestuesit ulen në bulevard

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Sot mbahet protesta e 56 kundër kryeministrit, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës.

Raportohet sulm me raketa dhe dronë ndaj objektit të Saudi Aramco në Arabinë Saudite Një objekt i kompanisë Saudi Aramco në qytetin Jizan, në jugperëndim të Arabisë Saudite, raportohet se është goditur nga një sulm me raketa balistike dhe dronë. Sipas një përditësimi emergjent të EOS Marine, sulmi ndodhi më 25 korrik dhe kishte në shënjestër infrastrukturën energjetike pranë Detit të Kuq. Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihet nga zona e goditur. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për shkallën e dëmeve, autorët e sulmit apo për viktima të mundshme. Autoritetet po hetojnë incidentin, ndërsa priten deklarata zyrtare. EOS Marine e cilëson informacionin me besueshmëri të moderuar dhe paralajmëron se situata mbetet në zhvillim.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news