Sport 2026-07-26 10:37:36 Nga VNA

Zbulohen shumat që fituan Joshua dhe Prenga pas duelit në Arabinë Saudite

Ndaje në Whatsapp
Zbulohen shumat që fituan Joshua dhe Prenga pas duelit në Arabinë

Janë bërë publike shumat që Anthony Joshua dhe boksieri shqiptar Kristian Prenga kanë përfituar nga dueli i zhvilluar në Arabinë Saudite.

Sipas mediave të specializuara të boksit, Kristian Prenga ka arkëtuar rreth 1.17 milionë euro, ndërsa Anthony Joshua ka përfituar 4.68 milionë euro vetëm nga pagesa e garantuar për përballjen.

Megjithëse u mposht me nokaut në raundin e dytë, Prenga zhvilloi një paraqitje që tërhoqi vëmendjen, pasi arriti ta rrëzonte Joshuan dy herë në raundin e parë. Sipas analistëve të boksit, kjo performancë mund t'i hapë boksierit shqiptar mundësi për duele edhe më të rëndësishme në të ardhmen.

Përveç pagesës bazë, të dy boksierët pritet të përfitojnë edhe të ardhura shtesë nga përqindja e shitjes së transmetimeve pay-per-view (PPV) dhe të drejtave komerciale të eventit, çka mund të rrisë ndjeshëm fitimet e tyre përfundimtare.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news