Sociale 2026-08-28 08:21:00 Nga VNA

Rritja e papritur e nivelit të Drinit merr pesë familjarë/ Shpëtohen katër, kërkohet një 7-vjeçar

Ndaje në Whatsapp
Rritja e papritur e nivelit të Drinit merr pesë familjarë/

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjoricë të Bulqizës, ku një vajzë rreth 7 vjeç dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit Drin dhe kërkimet për gjetjen e saj vijojnë.

Pesë persona, të gjithë të afërm me njëri-tjetrin, kishin hyrë për t’u larë në lumë pasditen e djeshme. Gjatë kohës që ndodheshin në ujë, dyshohet se niveli i Drinit është rritur pas hapjes së portave të hidrocentralit në Dibër të Madhe, duke fuqizuar rrjedhën.

Uji ka marrë pesë familjarët, ndërsa të afërmit kanë njoftuar Policinë rreth orës 21:00.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në zonë dhe, pas rreth katër orësh kërkime, kanë arritur të shpëtojnë katër prej personave.

Vajza rreth 7 vjeç nuk është gjetur ende dhe dyshohet se është marrë nga rrjedha e fortë e lumit.

Kërkimet për gjetjen e saj vijojnë, ndërsa pritet të sqarohen edhe rrethanat e plota të ngjarjes dhe nëse rritja e nivelit të ujit lidhet me hapjen e portave të hidrocentralit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news