Sociale 2026-08-27 12:06:23 Nga VNA

AGSH dënon sulmin ndaj gazetarëve në Maliq: Të papranueshme dhuna dhe pengimi i raportimit

Ndaje në Whatsapp

AGSH dënon sulmin ndaj gazetarëve në Maliq: Të papranueshme

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar ashpër pas një incidenti të rëndë të ndodhur gjatë një proteste në Maliq, ku gazetarët që po mbulonin ngjarjen nga terreni janë penguar, fyer dhe sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas AGSH-së, ngjarja ka ndodhur në momentin kur gazetarët po merrnin prononcime nga qytetarët, kur organizatori i protestës, Arjan Asimi, ka ndërhyrë duke ndërprerë intervistat dhe duke përdorur gjuhë urrejtjeje ndaj medias. Situata ka degraduar në përplasje fizike, duke detyruar gazetarët të ndërpresin punën për arsye sigurie.

Përmes një deklarate zyrtare, organizata e konsideroi të pafalshme çdo goditje ndaj fjalës së lirë:

“AGSH e konsideron të papranueshme çdo formë intimidimi, fyerjeje, kërcënimi apo dhune ndaj gazetarëve, pavarësisht se nga kush ushtrohet ajo dhe pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike të personave të përfshirë.”

AGSH theksoi se e drejta për të protestuar nuk mund të cenuojë lirinë e informimit:

“Protesta është një e drejtë demokratike, por po aq themelore është e drejta e gazetarëve për ta raportuar atë lirisht, pa u penguar, fyer apo sulmuar. Pakënaqësia ndaj mënyrës se si një media raporton nuk mund të shërbejë në asnjë rrethanë si justifikim për agresion ndaj punonjësve të medias.”

Pas incidentit, gazetarët e dëmtuar i janë drejtuar Policisë së Shtetit për të bërë denoncimin përkatës. AGSH i bën thirrje autoriteteve të veprojnë pa vonesë ndaj përgjegjësve:

“AGSH u kërkon Policisë së Shtetit dhe autoriteteve kompetente të dokumentojnë plotësisht ngjarjen, të verifikojnë me seriozitet denoncimet e gazetarëve dhe të marrin masat e parashikuara nga ligji.”

Në përmbyllje, asociacioni u bëri apel organizatorëve të tubimeve publike të garantojnë që aktivitetet e tyre të mos shndërrohen në mjedise rreziku për gazetarët në terren.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news