Sociale 2026-08-26 10:45:00 Nga VNA

Udhëtoi drejt Sirisë për nipin e mbesën, riatdhesohet e moshuara. Historia tronditëse e Hajrije Taushanits. U kthye me vajzën e djalit, nipi ende në kampet famëkeqe

Ndaje në Whatsapp
Udhëtoi drejt Sirisë për nipin e mbesën, riatdhesohet e

79-vjecarja Hajrije Taushani, është një nga pesë shtetasit shqiptarë që u riatdhesua mbrëmjen e së martës nga kampet famëkeqe në Siri. Gruaja udhëtoi drejt Sirisë, pasi atje luftonin përkrah organizatës terroriste ISIS në Siri, bashkëshorti i saj dhe djali Sherit Taushani.
Hajrija kishte qëllim që të kthente në Shqipëri fëmijët e të birit, vajzë dhe djalë. Si bashkëshorti, ashtu dhe djali i Hajrijes u vranë atje gjatë luftimeve dhe ajo mbeti vetëm me të miturit. Pas vitesh të gjata qëndrimi në kampet famëkeqe, kryesisht në Al-Hol gruaja vendosi vullnetarisht të kthehej.
Me ndërhyrjen e Ministrisë së Jashtme u nxorr leje kalimi për të dhe pesë personat e tjerë, për shkak se asnjë prej tyre nuk kishte dokumenta.
5 të riatdhesuarit kanë udhëtuar me avion nga Siria në drejtim të Stambollit dhe më pas po me avion në Tiranë. Hajrie Taushani, ka mundur të kthehet bashkë me mbesën 17-vjecare, ndërsa në Siri ka mbetur nipi, për shkak se ndodhet në një kamp tjetër.
Bashkë me Hajrijen me dakordësinë e familjes është riatdheshur dhe një i mitur nga Kavaja, të cilit prindërit i janë vrarë në Siri gjatë luftimeve.
Myrvete Dibra, është një tjetër e riatdhesuar bashkë me vajzën e saj të mitur. Burri i saj malazez rezulton të jetë vrarë po ashtu në Siri.
Qindra shtetas shqiptar u rekrutuan në 2014 e në vijim për xhihad luftarak në Siri.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news