Sociale 2026-08-25 15:45:28 Nga VNA

Zjarret në vend/ Raportohen 11 vatra, 5 mbeten ende aktive

Ndaje në Whatsapp

Zjarret në vend/ Raportohen 11 vatra, 5 mbeten ende aktive

Deri në orën 14:00 janë raportuar 11 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat pesë mbeten aktive, pesë janë nën mbikëqyrje, ndërsa një është shuar plotësisht.

Situata më e rëndësishme paraqitet në malin e Dajtit, në Tiranë, ku vijon ndërhyrja në zonën mbi tunelet e Qafë Mollës. Në operacion janë angazhuar 40 forca zjarrfikëse, shtatë efektivë të ADZM-së dhe 20 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur edhe nga një helikopter i FA-së. Vatrat mbeten aktive, por aktualisht nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Në Ballenjë të Dibrës, zjarri vijon në një terren të vështirë shkëmbor, ku janë angazhuar pesë forca të ADZM Dibër. Edhe në këtë zonë nuk raportohen banesa të rrezikuara.

Aktive mbetet edhe vatra në Qafën e Helmës, në Bulqizë, e cila po monitorohet nga katër efektivë të MZSH-së. Autoritetet bëjnë të ditur se zjarri nuk paraqet rrezik për banesat.

Ndërkohë, në malin e Dardhës, në Librazhd, është riaktivizuar një vatër në një sipërfaqe pyjore prej rreth 7–8 hektarësh. Në terren ndodhen efektivët e MZSH Librazhd, ndërsa nuk raportohen banesa në rrezik.

Operacioni vijon edhe në Valikardhë të Bulqizës, ku janë angazhuar një automjet zjarrfikës dhe gjashtë efektivë. Forcat po punojnë për izolimin e flakëve, ndërsa ndërhyrja vështirësohet nga era dhe temperaturat e larta.

Në tërësi, situata paraqitet e menaxhueshme, ndërsa forcat janë përqendruar në pesë vatrat që vijojnë aktive. Në Gjegjan, Gojan, Prozhëm dhe Tërbun të Pukës nuk ka më vatra aktive dhe zonat po mbahen vetëm nën monitorim.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news