Bota 2026-09-19 15:46:02 Nga VNA

Putin mbledh krerët e ushtrisë pas paralajmërimeve nga Europa: NATO po zgjerohet, disa liderë po përgatiten për luftë me Rusinë

Ndaje në Whatsapp
Putin mbledh krerët e ushtrisë pas paralajmërimeve nga Europa:

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbledhur drejtuesit më të lartë të ushtrisë dhe strukturave të sigurisë, vetëm pak orë pasi disa liderë europianë folën hapur për rrezikun e një përplasjeje të ardhshme me Rusinë dhe për nevojën e përgatitjes ushtarake.

Takimi u zhvillua me zyrtarë të mbrojtjes dhe krerë të ushtrisë ruse, ndërsa në qendër të diskutimeve ishte ajo që Putin e cilësoi si projekti i ri shtetëror për ushtrinë dhe forcat e sigurisë. Në deklaratat pas takimit, presidenti rus u ndal te zgjerimi i NATO-s dhe te retorika gjithnjë e më e ashpër e disa kryeqyteteve europiane ndaj Moskës.

“Siç dihet, numri i këtyre kërcënimeve nuk po zvogëlohet. NATO po zgjerohet, duke depërtuar tashmë në rajone të tjera të botës. Disa udhëheqës europianë po deklarojnë hapur se po përgatiten për luftë me Rusinë”, tha Putin.

Sipas tij, këto deklarata nuk lidhen vetëm me sigurinë, por edhe me krizën e brendshme politike të disa qeverive europiane. Putin pretendoi se liderët europianë po përpiqen të zhvendosin vëmendjen nga problemet ekonomike dhe sociale në vendet e tyre.

“Sipas mendimit tim, ata thjesht po përpiqen të shpëtojnë popullaritetin e tyre në rënie, duke mbuluar gabimet në politikën ekonomike dhe sociale”, u shpreh presidenti rus.

Deklaratat e Putinit vijnë në një moment kur raportet mes Rusisë dhe Perëndimit janë në pikën më të tensionuar prej nisjes së luftës në Ukrainë. Ndërsa NATO dhe vendet europiane flasin për forcim të mbrojtjes dhe rritje të kapaciteteve ushtarake, Moska e paraqet këtë si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë së saj.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news