Politika 2025-09-02 21:12:00 Nga VNA

Rama si Veliaj, një pemë për çdo karrige që lokalet duan të mbajnë në hapësirat publike

Ndaje në Whatsapp
Rama si Veliaj, një pemë për çdo karrige që lokalet

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video nga aksioni i prishjes së objekteve të IKMT. Por kësaj radhe paralajmëroi një risi të re ku thotë se nëse lokalet që duan të mbajnë tavolina jashtë, do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige në hapësirën e kufizuar.

“Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re”, shkruan Rama.

Nisma e Ramës sjell menjëherë në mendje “sportin” e preferuar të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili përnatë dilte nëpër kronika duke mbjellë pemë, ndërkohë që pas shfaqjes publike vijonte betonizimi i kryeqytetit. Mesa duket, edhe ky ritual propagandistik nuk paska qenë ekskluzivitet i Veliajt, por një recetë që tani po e përdor edhe Rama.

Nëse qëllimi i aksionit paszgjedhor është lirimi i hapësirave publike, mbetet e paqartë se si do të funksionojë logjika kur një lokal, duke mbjellë disa pemë, mund të pushtojë sërish trotuarin me karrige.

A do të jetë kjo metoda e radhës për të amnistuar disa biznese të justifikojnë karriget në hapësirat e përbashkëta?! Të shpresojmë që jo. Por që të jetë transparente deri në fund, taksirat i kryeminiatrit të dalë në terren me ta të mbjellë pemë… të paktën Veliaj kështu bënte.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news