Politika 2025-09-03 11:44:00 Nga VNA

Rama prezanton Operatorin e Ujit: “Do të ndalojmë abuzimet dhe heqim depozitat mbi pallate”

Ndaje në Whatsapp
Rama prezanton Operatorin e Ujit: “Do të ndalojmë abuzimet dhe

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot krijimin e Operatorit të Ujit, një hap që sipas tij synon të përmirësojë menaxhimin e ujit dhe të ndalojë abuzimet që deri tani kanë karakterizuar këtë sektor.

Rama renditi problematikat kryesore që kanë penguar funksionimin e ndërmarrjeve të ujit: borxhet e larta, paaftësia në menaxhim dhe politikizimi i burimeve njerëzore. Ai paralajmëroi se do të merren masa kundër abuzuesve dhe se një nga veprimet e ardhshme do të jetë heqja e depozitave mbi pallate, të cilat mund të përbëjnë rrezik katastrofash.

Koha të vijojmë me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara kohë më parë e mund të kthehen në burim katadstrofash. Heqja e depozitave duhet t’ua shpjegojmë njerëzve që përmirëson furnizimin”, tha ai.

Ai shtoi se sistemi i shpërndarjes së ujit, i fragmentuar në 58 ndërmarrje, ka qenë katastrofë, duke sjellë situata të papranueshme për shkak të menaxhimit të dobët dhe mungesës së investimeve. Rama theksoi se zgjidhja e vetme është unifikimi i shërbimit nën Operatorin e Ujit, një model i sugjeruar nga ekspertë dhe i testuar me sukses në vende të tjera.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news