Politika 2025-09-03 20:07:00 Nga VNA

Përplasja për aksionet/ Behgjet Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës

Ndaje në Whatsapp
Përplasja për aksionet/ Behgjet Pacolli shkarkon administratorin e

Pas përplasjeve për aksionet e aeroportit të Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli ka vendosur të shkarkojë administratorin e shoqërisë koncesionare, Vlora International Airport, Valon Lluka.

Vendimi është marrë dy ditë më parë, në mënyrë të njëanshme, vetëm me votat e shoqërisë Mabco Construction sa e Pacollit, ndërkohë që aksioneri i minorancës, 2A Group, nuk ka qenë i pranishëm fare në mbledhje.

Aeroporti i Vlorës është përfshirë nga një skandal i madh publik, teksa dy aksionerët po përplasen publikisht për aksionet. Kompania 2A Group, e cila zotëron 2 për qind të aksioneve në këtë koncesion pretendon se asaj i takojnë 47 për qind të aksioneve, sipas një marrëveshje të fshehtë që palët kanë firmosur në vitin 2022.

Por ky variant nuk pranohet nga Mabco Construction, e cila sot zotëron 98 për qind të aksioneve të aeroportit.

Skandali i Aeroportit të Vlorës shpërtheu pas një investigimi të Kapitalit. Fillimisht biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, u mundua ta përgënjeshtrojë investigimin, por vetëm një orë më vonë çështja shpërtheu publikisht, teksa aksioneri i minorancës, Valon Ademi e akuzoi Pacollin për mashtrues.

Nuk dihet nëse shkarkimi i Valon Llukës nga posti i administratorit të Aeroportit ka lidhje me luftën e ashpër mes dy aksionerëve.

Por sherri mes Pacollit dhe Valon Ademit duket se ka krijuar një problem shumë të madh në aeroportin e Vlorës, të cilin kryeministri Rama kishte premtuar se do ta hapte për sezonin turistik të këtij viti.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news