Politika 2025-10-24 11:46:00 Nga VNA

Hapet “Muzeu Komunist” i Forcave të Armatosura, lavde për diktaturën, ndërsa ushtria përballet me mungesë gadishmërie

Ndaje në Whatsapp
Hapet “Muzeu Komunist” i Forcave të Armatosura, lavde për

Ministria e Mbrojtjes ka përuruar së fundmi Muzeun e Forcave të Armatosura, një projekt që po ngjall debat për përmbajtjen e tij, pasi thurr lavde periudhës komuniste dhe “kohës së lavdishme” të ushtrisë shqiptare gjatë viteve 1944–1990.

Në hapësirat e muzeut janë ekspozuar disa pajisje të vjetra e të ndryshkura të asaj kohe, të cilat paraqiten si pjesë e trashëgimisë historike të ushtrisë shqiptare. Por për shumë qytetarë dhe analistë, nisma shihet si përpjekje për të ringjallur nostalgjinë e sistemit diktatorial, në vend që të reflektojë mbi pasojat e tij.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes nuk ka bërë ende asnjë analizë apo raport publik për dështimet e shpeshta në përballjen me emergjencat, veçanërisht gjatë zjarreve verore. Forcat e Armatosura vazhdojnë të përballen me mungesë të theksuar pajisjesh, mjetesh motorike, ajrore dhe tokësore, ndërsa shpesh janë parë duke luftuar flakët “me shkurre”.

Kritikët theksojnë se është paradoksale që Ministria gjen fonde për hapjen e muzeve me tematikë ideologjike, ndërkohë që si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria mbetet pa infrastrukturë efektive për emergjencat civile dhe ushtarake.

“Është e turpshme që ndërsa muzeumet historike e arkeologjike të vendit janë të mbyllura, të degraduara apo drejt zhdukjes, qeveria hap muzeume që glorifikojnë periudhën e terrorit komunist,” shprehen burime kritike për projektin.

Sipas të njëjtave burime, kjo nismë është pjesë e një strategjie të qëllimshme politike për të ushqyer nostalgjinë ndaj sistemit të kaluar, me mbështetjen e qeverisë dhe mungesën e kundërshtimit real nga opozita.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news