Politika 2026-04-10 11:15:00 Nga VNA

Berisha: Porti i Peshkimit, nga investim publik te duart e Naim Bejt e Gjergj Lucës

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Porti i Peshkimit, nga investim publik te duart e Naim Bejt e Gjergj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë tryezës së diskutimit për projektin e Portit të Durrësit, akuzoi se edhe zona e Portit të Peshkimit është pjesë e një skeme të gjerë korrupsioni. Duke iu referuar deklaratave të tij, Berisha tha se porti i peshkimit u ndërtua me fondet e Bankës Botërore, por më pas “u mor nga Naim Bej dhe Gjergj Luca, të cilët ai i cilësoi si trafikantë të njohur”.

Sipas Berishës, këta individë kanë kërkuar të kenë “akseset e tyre në profesionin që ushtronin”, duke përfituar nga një investim publik me vlerë të lartë. Ai theksoi se zona e marinës turistike në Durrës kishte qenë e përcaktuar që në vitin 2013, me tender të zhvilluar dhe fitues të shpallur, por projekti u devijua për arsye që, sipas tij, lidhen me interesa private.

“Durrësi në 2013 kishte zonën e përcaktuar për Marinën e vet, donte një Port marine. I mungonte porti i Peshkimit, dhe zona porti i peshkimit u ndërtua me paratë e bankës botërore, dhe atë e morën një Naim Bej dhe Gjergj Luca trafikantë të njohur. Donin të kishin akseset e tyre në profesionin që ushtronin. Por marina ishte përcaktuar mes Currilave dhe hotel Vollgës, ishte bërë tenderi, ishte shpallur fituesi dhe do niste puna, por historia është kjo…”, tha kreu i PD

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news