Politika 2026-05-05 13:49:00 Nga VNA

Berisha sulmon mediat dhe Ramën, por përfshihet në të njëjtin debat për kontrollin e tyre

Ndaje në Whatsapp

Berisha sulmon mediat dhe Ramën, por përfshihet në të

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në deklaratën e sotme për mediat akuzoi median se i shërben qeverisë dhe se Edi Rama përcakton temat e debateve televizive.

Teksa komentoi procesin gjyqësor ndaj Ilir Meta dhe mbajtjen e tij në një kafaz të qelqtë gjatë seancave, Berisha shkoi më tej në krahasime, duke e lidhur Metën me Havzi Nela dhe duke pretenduar se Rama po hakmerret ndaj tij njësoj siç, sipas tij, kishte vepruar i ati i kryeministrit ndaj poetit. Ndërsa përdori këtë çështje për të thënë se mediat e kanë injoruar, pasi sipas tij, janë të kapura nga kryeministri.

“A patë ndonjë koment në media ju për këtë çështje? A dëgjuat ju ndonjë emision për një akt terroritzues, torturues psikologjik publik që krhet ndaj ish-presidentit të vendit, as edhe një? Ndaj dhe revolta ime, censura është akti më i shëmtuar. Në studio mund të dëgjoni çdo debat, por temat vijnë nga lartë. Kjo nuk lejohet”, tha Berisha.

Por ndërsa denoncon atë që e quan “diktat të Ramës ndaj mediave”, kryedemokrati duket se bie në të njëjtën logjikë që kritikon. I pyetur për përplasjet me Ervin Salianji, ai nuk kurseu akuzat as ndaj pronarit të mediave Irfan Hysenbelliu, duke pretenduar se ky i fundit kishte publikuar 16 lajme brenda katër orësh për ish-deputetin që e sfidoi për drejtimin e PD-së.

“Fania vet persdonalisht publikon në 4 orë 16 lajme, ai ia nxin faqen medias. Nga faqe gazetarësh profesionistësh, e shndërron në faqe të Fanes. Edhe unë nuk mund të hesht. A mund të pranoj të listohen 16 lajme në katër orë, si mund të bëhet?”, tha ai.

Përtej paradoksit të deklaratave, mbetet një pyetje thelbësore: kur vetë Berisha ushtron presion ndaj pronarëve të mediave për të kufizuar hapësirën e kundërshtarëve të tij brenda partisë, mbi ç’bazë kërkon standarde nga “vëllai siamez” që, sipas tij, ndodhet në qeveri?

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news