Sociale 2026-08-12 21:42:00 Nga VNA

Për të 74-ën herë para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës: Rinia po ikën për mundësi

Ndaje në Whatsapp

Për të 74-ën herë para Kryeministrisë, protestuesit

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën për të 74-ën herë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e kabinetit qeveritar.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga marshuan përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë. Në tubim u mbajtën fjalime nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë, të cilët ngritën shqetësime për situatën ekonomike e sociale, emigracionin e të rinjve dhe nismat e fundit ligjore të qeverisë.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj i kërkoi nga protesta kryeministrit Rama të largohet, duke deklaruar se, sipas saj, dorëheqja nuk do të ishte e mjaftueshme dhe se ai duhet të hetohet për çështje korrupsioni.

Ndërsa aktivistja Arvina Lleshi e lidhi largimin e të rinjve nga Shqipëria me politikat qeveritare dhe mungesën e perspektivës në vend. Ajo tha se të rinjtë studiojnë e përgatiten, por nuk ndihen të sigurt për të ardhmen e tyre, duke shtuar me ironi se “vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen e sigurt në Shqipëri”.

Në tubim foli edhe një mësues, i cili tha se emigrimi i të rinjve lidhet me mungesën e dinjitetit, barazisë dhe mundësive. Sipas tij, të rinjtë nuk largohen vetëm për një pagë më të lartë, por për të gjetur më shumë mundësi për jetën dhe karrierën e tyre.

Në fund të protestës, në bulevard u shfaq edhe mesazhi “Rinia prin”, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, që shënohet më 12 gusht.

Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, pjesëmarrësit marshuan në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit. Organizatorët deklaruan se aksioni protestues do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news