Sociale 2026-08-13 13:17:00 Nga VNA

Pas pacientëve shqiptarë, Ministria e Shëndetësisë përdor edhe të huajt për propagandën e radhës

Ndaje në Whatsapp

Pas pacientëve shqiptarë, Ministria e Shëndetësisë

Pasi prej kohësh përdor dëshmitë e pacientëve shqiptarë për të promovuar punën e saj, Ministria e Shëndetësisë duket se nuk kursen tashmë as pacientët e huaj për propagandën e ditës.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, të shoqëruar edhe me video dhe dëshmi pacientësh, Ministria deklaron se “shëndetësia shqiptare po bëhet një adresë besimi edhe përtej kufijve”, duke iu referuar mbi 400 shtetasve të huaj që kanë marrë shërbim në QSUT gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Por nëse sistemi shëndetësor shqiptar ofron vërtet standardet e larta që pretendon Ministria, lind pyetja se përse është e nevojshme që pacientët, qofshin shqiptarë apo të huaj, të shndërrohen vazhdimisht në protagonistë të videove promovuese për të bindur qytetarët se sistemi funksionon.

Standardi i një sistemi shëndetësor nuk matet me intervistat e pacientëve të përzgjedhur përpara kamerave, por me shërbimin që qytetarët marrin çdo ditë kur paraqiten në dyert e spitaleve.

Mjafton që pacientët të mos përballen me mungesë barnash dhe shtretërish, me probleme infrastrukturore, pritje të gjata apo fenomene korruptive. Zgjidhja e këtyre problematikave do të ishte një dëshmi shumë më bindëse për gjendjen e shëndetësisë sesa çdo video propagandistike e publikuar në rrjetet sociale.

Trajtimi me profesionalizëm i një pacienti, shqiptar apo i huaj, nuk duhet të jetë ngjarje për t'u reklamuar, por standardi minimal që një sistem publik shëndetësor duhet të garantojë çdo ditë.

Në fund, besimi te shëndetësia nuk ndërtohet përpara kamerave. Ai fitohet në korridoret e spitaleve, aty ku qytetarët përballen çdo ditë me realitetin zhgënjyes të sistemit.

Pas pacientëve shqiptarë, Ministria e Shëndetësisë

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news