Rajoni 2026-09-28 17:50:24 Nga VNA

Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit

Ndaje në Whatsapp

Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e

Partitë parlamentare ende nuk janë përcaktuar për një emër të cilin do ta mbështesnin për president të ardhshëm të Kosovës, pavarësisht se një afat kushtetues për zgjedhjen e presidentin mbaron kah fundi i javës së ardhshme.

Në një aktgjykim të 23 shtatorit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës sqaroi se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur më 8 gusht, nga dita kur u konstituua Kuvendi, dhe përfundon më 6 tetor.

Për këtë çështje kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza bisedoi të dielën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Hamza u tha të hënën gazetarëve se në atë takim ku u shtjelluan edhe tema tjera të situatës politike, biseduan për çështjen e presidentit pa folur rreth emrave konkretë për këtë pozitë.

Ai tha se partia e tij është e gatshme të diskutojë më tutje çështjen e presidentit me Lëvizjen Vetëvendosje, nëse miratohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Nuk kemi shkuar për emrat, nuk i kemi folur, nëse kalohet ligji jemi të hapur edhe për tema tjera”, tha ai.

Për momentin ky projektligj është në Qeveri, tek e cila është dërguar për një mendim më 25 shtator.

Që nga 4 prilli, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit. Ky funksion, sipas Kushtetutës, nuk mund të ushtrohet më shumë se gjashtë muaj nga ushtruesi i detyrës.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është shprehur e gatshme për të kontribuuar në zgjidhjen e çështjes së presidentit.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, tha se partia opozitare ka vullnet për t’i konkretizuar hapa që të zgjidhet secili problem në mënyrë që të funksionojnë të gjitha institucionet.

“Ne nuk jemi në situatë që mund të themi që jemi pro ose kundër një kandidati. Por jemi të gatshëm që të kontribuojmë për zgjedhjen e presidentit”, tha ajo.

Pas bisedimeve mes LVV-së dhe LDK-së së Lumir Abdixhikut, palët arritën një marrëveshje në fund të gushtit për një president konsensual, dhe dy partitë propozuan Bekim Sejdiun.

Megjithatë, një ditë pas njoftimit për marrëveshjen u bë e ditur se gjashtë deputetë të LDK-së nuk e përkrahnin këtë kandidaturë – duke bërë që, në praktikë, Sejdiu të mos kishte 81 votat e nevojshme – dy të tretat e Kuvendit me 120 ulëse, që kërkohen për procesin e zgjedhjes së presidentit.

Si pasojë, më 14 shtator Sejdiu u tërhoq nga kandidatura për president për shkak të mbështetjes së pamjaftueshme për zgjedhjen e tij.

Aleanca, e cila përfaqësohet me shtatë deputetë në Kuvend, ka refuzuar të takohet me liderin e LVV-së, Albin Kurtin rreth çështjes së presidentit, teksa kishte paraqitur gjashtë kushte në këmbim të mbështetjes.

Deputeti i kësaj partie, Ramush Haradinaj tha se Kurti “është tallur” me liderët opozitarë në këto takime, pasi sipas tij qëllimi ka qenë shkuarja në zgjedhje.

“I ka ftuar në takime i ka tallur dhe në fund i ka lënë pa marrëveshje”, është shprehur Haradinaj para mediave të hënën, duke shtuar se Aleanca “nuk bëhet pjesë e lojërave të Kurtit”.

Kosova rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të reja – që do të ishin të katërtat që nga shkurti i vitit 2025 – nëse partitë nuk gjejnë ujdi që ta zgjedhin kreun e ri të shtetit para afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese./REL/

 

Video

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka publikuar një video ku kërcënon drejtpërdrejt të burgosurin palestinez të Hamasit, Hassan Salameh. Në pamjet e shpërndara në rrjetin social “X”, ministri shihet duke i folur Salameh-ut, i cili është një anëtar i lartë i Hamasit, i cili vuan dënimin në Izrael prej vitit 1996 për planifikimin e sulmeve vdekjeprurëse ndaj autobusëve. “Kur isha fëmijë, dola të protestoja kundër sulmeve terroriste që ti kreve në autobusin e linjës 18, ku u vranë 48 njerëz. Ti vrave fëmijë, gra e burra, si edhe ushtarë, të cilët janë fëmijët e mi. Kur isha fëmijë, dola të protestoja se njerëz si ti duhej të ndëshkoheshin. Sot po e mbyll këtë cikël. Tani që jam rritur, janë ushtarët që i vura kundër teje. Por ky nuk është fundi. Dua të të vras. Dua të të ekzekutoj. Ai që më vrau 48 njerëz, ushtarë, gra, fëmijë e të moshuar, duhet të vritet. Duhet të vritet, dhe më pas të shkojë në ferrin që e pret. Po të them: ferr. Ti mendon se atje do të ketë virgjëresha? Do të shkosh në ferr. Unë jam përgjegjës për ferrin tënd, dhe shumë mirë që e ke një ferr”, është shprehur ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.

Me sa gardistë duhet të “luftosh” për t’i marrë një reagim kryeministrit Rama?

SHISH në shënjestër të hakerëve: “Zbulojmë mbi 600 numra të personelit”

Batuta e Ramës pati sukses vetëm brenda partisë: socialistët u shkrinë së qeshuri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news