Politika 2026-09-08 13:49:51 Nga VNA

Pagat e gushtit të bllokuara, mblidhen krerët e prokurorive: Kërkohet zgjidhje e menjëhershme për magjistratët dhe administratën

Ndaje në Whatsapp

Pagat e gushtit të bllokuara, mblidhen krerët e prokurorive:

Bllokimi i pagave të muajit gusht për magjistratët dhe punonjësit e administratës së sistemit të drejtësisë ka vënë në lëvizje drejtuesit e institucioneve të prokurorisë.

Këtë të martë, në Prokurorinë e Përgjithshme është zhvilluar një mbledhje e thirrur nga Prokurori i Përgjithshëm, me pjesëmarrjen e drejtuesve të prokurorive, përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Shoqatës së Prokurorëve.

Në fokus të takimit ishte situata e krijuar pas bllokimit të ekzekutimit të pagesave për pagat e muajit gusht 2026 të magjistratëve dhe administratës.

Gjatë mbledhjes është diskutuar në mënyrë të detajuar situata, ndërsa është theksuar nevoja për garantimin e zbatimit të kuadrit ligjor dhe financiar që rregullon pagat e magjistratëve, si dhe funksionimin normal të institucioneve të drejtësisë.

Pjesëmarrësit kanë mbajtur qëndrim të përbashkët se çështja kërkon një zgjidhje të shpejtë, të qartë dhe në përputhje me ligjin, duke respektuar standardin kushtetues të vendosur nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas njoftimit, zgjidhja duhet të garantojë njëkohësisht vijimësinë normale të institucioneve të drejtësisë dhe respektimin e të drejtave të magjistratëve dhe punonjësve të administratës.

Në përfundim të takimit është rënë dakord që çështja të vijojë të trajtohet përmes instrumenteve ligjore, me synim garantimin e pavarësisë, funksionimit normal dhe qëndrueshmërisë së sistemit të drejtësisë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news