Opinion 2025-12-03 15:40:00 Nga VNA

Arianita Brahaj për Avokate të Popullit

Ndaje në Whatsapp
Arianita Brahaj për Avokate të Popullit

Nga Sidorela Vatnikaj

Institucioni i Avokatit të Popullit prej vitesh ka mbetur peng i pazareve politike mes mazhorancës dhe opozitës, duke humbur funksionin e tij bazë: mbrojtjen e qytetarëve dhe të interesit publik. Ky bllokim i qëllimshëm ka prodhuar si rezultat një institucion të dobësuar, të përdorur si fasadë dhe jo si mekanizëm kontrolli ndaj abuzimeve të pushtetit.

Megjithatë, në listën e emrave të propozuar për Avokat të Popullit ka një figurë që do t’i bënte nder çdo institucioni, që përfaqëson transparencë, integritet dhe punë të palodhur për interesin publik: Arianita Brahajn. Si gazetare dhe themeluese e Open Data Albania, platformës së parë që ka dokumentuar në mënyrë sistematike tenderat publikë, Arianita ka bërë atë që institucionet nuk kanë dashur ta bëjnë, duke zbardhur me fakte lidhjet mes korrupsionit politik dhe kompanive private që përfitojnë miliona nga paratë e qytetarëve.

Open Data ka qenë një mjet kyç për mua, për aktivistë, gazetarë dhe publikun e gjerë, për të provuar atë që dihej. Nëpërmjet kësaj platforme, punës së Arianitës dhe grupit, kemi faktuar në raste të ndryshme sesi pushtetarët kanë ngritur pasuri përmes abuzimit me fondet publike. Rasti më ekstrem mbetet ai i kompanisë 5D në procesin e rindërtimit.

Kontributi i Arianitës, i qëndrueshëm dhe i pakompromis, është arsyeja pse besoj se ajo, si Avokate e Popullit, do të vendoste gjithmonë interesin publik në vend të parë. Ka ardhur koha që ky institucion të mos përdoret më si strehë për militantë apo si zyrë shërbimi për politikën. (Le të kujtojmë edhe takimin e turpshëm të Erion Veliajt dhe kryetares së Komisionit të Ligjeve me Avokaten e Popullit në zyrën e saj, në një moment kur Veliaj ishte nën hetim, një presion i qartë politik mbi një institucion që duhet të jetë i pavarur.)

Ka ardhur koha që Avokati i Popullit të mos jetë më një titull bosh, por një pozicion me forcë reale, me zë të qartë dhe me përgjegjësi të vërtetë për qytetarët.
Për këtë arsye, unë mbështes Arianita Brahajn për Avokate të Popullit, për një institucion që i shërben popullit dhe jo politikës.

Lexo gjithashtu

Video

Momentet e para të rikthimit të energjisë elektrike mbrëmë në QSUT, pas minutave të errësirës që krijuan ankth dhe pasiguri në godinat ku funksionojnë shërbime jetike.

Lëre oqeanin Evis. Rregullo dritat në QSUT.

Ish kreu Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, tashmë zyrtarisht i pandehur, është paraqitur sot në SPAK i shoqëruar nga avokati. Roshit iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre,” pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për parregullsi në tenderat gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës. https://www.vna.al/kronika/ish-kryebashkiaku-i-kavajes-elvis-roshi-paraqitet-ne-prokurorine-e-posac-i19092

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në festimet për Ditën e Epifanisë Ortodokse më 19 janar, një ditë që përkujton pagëzimin e Jezusit në lumin Jordan. Sipas traditës ortodokse ruse, besimtarët duhet të zhytën tre herë nën ujë, duke simbolizuar Trinisë së Shenjtë. Festimet u zhvilluan në ambiente të hapura me temperatura të ulëta, ku presidenti mori pjesë në ceremoninë fetare si pjesë e përkujtimit të kësaj dite të shenjtë. Dita e Epifanisë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit ortodoks, duke pasqyruar traditat dhe ritualet që praktikohen gjerësisht nga besimtarët rusë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news