Politika 2026-11-03 13:48:00 Nga VNA

"Policia ka armë, protestuesit jo”/ Rama përplaset me gazetaren gjatë samitit në Bruksel: Punën do ta lë kur ta vendos vetë

Ndaje në Whatsapp

"Policia ka armë, protestuesit jo”/ Rama përplaset me

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat me gazetaren Maria Tadeo gjatë një interviste në kuadër të “Enlargement Summit”, ku u pyet për dhunën gjatë protestave në Tiranë dhe ndërhyrjet e Policisë së Shtetit.

Rama mbrojti veprimet e policisë, duke pretenduar se efektivët ishin pala më e dëmtuar gjatë përplasjeve. Sipas tij, pamjet e shpërndara në rrjetet sociale krijojnë një perceptim të njëanshëm, duke nxjerrë në pah dhunën policore dhe jo atë ndaj uniformave blu.

“Kishim protestues të dhunshëm dhe kishim dyfishin e të lënduarve nga policia. Policia ishte pala më e dëmtuar në protesta. Por në mediat sociale dhe mediat që marrin lajmet nga mediat sociale do të shihnit dhe mendonit për brutalitetin e policisë. Duhet të përballemi me një brez që po rritet në realitetin e vet, nuk është e lehtë”, deklaroi Rama.

Por gazetarja i kujtoi kryeministrit se dhuna e policisë nuk mund të trajtohet njësoj me atë të protestuesve, për shkak të pushtetit dhe mjeteve që disponojnë efektivët.

“Dikush mund të thotë se ka një ndryshim mes dhunës së policisë dhe asaj të protestuesve, sepse policia ka armë”, u shpreh Tadeo.

Pyetja solli reagimin e Ramës, i cili iu drejtua gazetares me fjalët: “Po më provokon që të kemi diskutim apo e ke seriozisht?”

Rama foli edhe për momentin kur do të largohet nga qeveria, duke deklaruar: “Kur të mendoj se unë dhe qeveria nuk kemi nevojë të ndryshojmë, do ta lë këtë punë”. Me pak fjalë, kryeministri rikthen qëndrimin e tij të hershëm se largimin nga pushteti e sheh si një vendim që do ta marrë vetë, kur ta gjykojë të arsyeshme, dhe jo kur ta kërkojnë të tjerët.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news