Politika 2026-11-03 13:27:12 Nga VNA

Berisha i qan hallin Veliajt, kërkon bashkimin e opozitës për zgjedhjet lokale

Ndaje në Whatsapp

Berisha i qan hallin Veliajt, kërkon bashkimin e opozitës për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në mbrojtje të Erion Veliajt, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se qëndron pas transferimit të tij në burgun e Fierit, nga frika e humbjes së Bashkisë së Tiranës.

Në një konferencë për mediat, Berisha e cilësoi transferimin e Veliajt si një veprim në kundërshtim me procedurat, ndërsa bëri thirrje për bashkimin e forcave opozitare me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Nuk ka dyshim se ai, me ndërhyrjen e fundit, me transferimin e tij në kundërshtim me të gjitha procedurat, është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt ndaj tij nga frika se do të humbasë Bashkinë e Tiranës. Në qoftë se analizojmë këtë situatë, PD dhe partitë opozitare mendoj se kanë përgjegjësinë në betejën kundër kësaj të keqeje të madhe të bashkohen në këto zgjedhje vendore me kandidatë të përbashkët në një koalicion të gjerë në gjithë Shqipërinë, përfshirë edhe Tiranën”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së përsëriti gjithashtu thirrjen për t'iu bashkuar protestës së studentëve të shtunën, pavarësisht se një javë më parë demokratët u refuzuan nga protestuesit, të cilët me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” kanë shprehur kundërshtimin ndaj të dyja palëve politike.

Berisha theksoi se opozita është e hapur për bashkëpunim me të gjitha forcat politike dhe grupimet që kërkojnë largimin e Ramës, si në zgjedhje, ashtu edhe në protesta.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news