Politika 2026-11-03 11:44:00 Nga VNA

Shtyhet gjyqi për Veliajn, pezullohen afatet e paraburgimit: Kryebashkiaku akuzon Ramën për transferimin në Fier

Ndaje në Whatsapp

Shtyhet gjyqi për Veliajn, pezullohen afatet e paraburgimit: Kryebashkiaku

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 17 nëntor seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurve të tjerë, për shkak të mungesës së avokatit të Gentian Sulës. Ndërkohë, gjykata ka vendosur pezullimin e afateve të paraburgimit për Veliajn.

Gjatë seancës së sotme, Veliaj i është drejtuar gjykatës përmes një letre, në të cilën ka deklaruar se do të marrë pjesë në procesin gjyqësor vetëm pasi t'i lejohet qëndrimi në sallë dhe jo në kafazin e sigurisë.

Në letrën e tij, kryebashkiaku i Tiranës ka ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se transferimi i tij nga institucioni i vuajtjes së dënimit në Durrës drejt atij në Fier është kryer me kërkesë të kreut të qeverisë.

“Dëshiroj të përfaqësohem nga avokati Plarent Ndreca dhe dua të sqaroj se jam duke e bërë këtë deklaratë me vullnetin e lirë dhe pa asnjë presion. E nderuar gjykatë, siç edhe keni rënë në dijeni nga media, të mërkurën jam rrëmbyer nga një togë shoqërimi, pa asnjë shkak dhe vendim të komunikuar. Më kanë larguar familja, avokati dhe Bashkia, institucioni që drejtoj. Nuk e dija pse ndodhi kjo deri të premten në mbrëmje, ku m'u komunikua nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i cili ma bëri të qartë se transferimi ka ndodhur me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, siç tha ai, që unë të bëja burg tamam. Ministri më komunikoi se do t'i kërkohej SPAK të më hetonte edhe për prishje të rendit kushtetues, si i përfshirë në protestat e flamingove dhe studentëve. Kërkoj nga ju të kryeni një hetim të plotë dhe kam besim te ju”, thuhet në letrën e Veliajt drejtuar gjykatës.

Nga ana tjetër, Gjykata e Posaçme ka sqaruar se nuk është kompetente për të shqyrtuar çështjen e transferimit të të paraburgosurve nga një institucion i ekzekutimit të vendimeve penale në një tjetër.

Megjithatë, gjykata ka theksuar se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk e ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e Veliajt nga IEVP Durrës në IEVP Fier, ndonëse ka detyrimin ligjor për ta bërë këtë.

Sa u përket pretendimeve të tjera të ngritura nga kryebashkiaku i Tiranës, gjykata ka sqaruar se i pandehuri duhet të ndjekë rrugën ligjore për trajtimin dhe shqyrtimin e tyre.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news