Politika 2026-11-02 17:31:00 Nga VNA

Plas "lufta" brenda socialistëve/ Veliaj i kthehet Ramës: Unë në burg, por me më shumë dinjitet se ti! Më kërkoi t’ia delegoj kompetencat Arbër Hajdarit

Ndaje në Whatsapp

Plas "lufta" brenda socialistëve/ Veliaj i kthehet Ramës:

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë përmasa publike. Përmes një reagimi të ashpër në rrjetet sociale, Veliaj ka akuzuar Ramën se ka ndërhyrë personalisht në kushtet e izolimit të tij, ndërsa pretendon se i është kërkuar të heqë dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe t'ia delegojë kompetencat Arbër Hajdarit.

Në postimin e tij, Veliaj shprehet se nuk ka ndërmend të sulmojë Partinë Socialiste, por thekson se nuk do të lejojë askënd të cenojë dinjitetin e tij.

“Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim. Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai”, shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku hedh poshtë edhe pretendimet se ka organizuar apo financuar protesta, duke i cilësuar ato si “haluçinacione bolshevike”. Ai sfidon drejtpërdrejt Ramën që të publikojë qoftë edhe një provë për këto akuza.

“Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave. Ndryshe ik!”, shprehet ai.

Bashkëngjitur reagimit, Veliaj ka publikuar edhe një letër të shkruar me dorë, në të cilën pretendon se ka dokumentuar përmbajtjen e një takimi me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu.

Sipas versionit të paraqitur nga Veliaj, ministri i ka komunikuar se Rama ka urdhëruar personalisht transferimin dhe izolimin e tij, duke ndërhyrë edhe në çështje që lidhen me lejet për trajtim spitalor, takimet dhe kontaktet me familjarët e miqtë.

Në letër, Veliaj pretendon se i janë përcjellë tri kërkesa. E para lidhet me pranimin e përfshirjes në protestat e përmendura si “Flamingot – Studentët”, duke pretenduar se në të kundërt është kërcënuar me akuza të tjera për “prishje të rendit kushtetues” dhe me dënime të rënda.

Kërkesa e dytë, sipas tij, ka qenë heqja dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe delegimi i kompetencave te Arbër Hajdari, ndërsa e treta lidhet me ndërprerjen e këshillimeve me Plarent Ndrecën.

Reagimi shënon një përshkallëzim të fortë të tensioneve mes Veliajt dhe Ramës, duke e nxjerrë përplasjen mes tyre hapur në publik.

Reagimi i Veliajt vjen pas atij të ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, i cili mohoi kategorikisht pretendimet se i kishte përcjellë një ultimatum nga kryeministri Edi Rama për dorëheqjen nga Bashkia e Tiranës. Gogu tha se vizita ishte zhvilluar në kuadër të përgjegjësive të tij institucionale, për t'u njohur me kushtet e trajtimit të Veliajt dhe për të dëgjuar ankesat e ngritura nga avokati i tij. Reagimi i Gogut erdhi pasi takimi u bë publik në media, duke lënë të hapura pikëpyetje mbi përmbajtjen e bisedës dhe mungesën e një njoftimi institucional për vizitën.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news