Bota 2026-09-02 09:51:49 Nga VNA

Mbi 1,100 viktima në Nepal/ Shuhen shpresat për mijëra të zhdukur pas katastrofës në Himalaje

Ndaje në Whatsapp
Mbi 1,100 viktima në Nepal/ Shuhen shpresat për mijëra të

Një javë pas katastrofës së shkaktuar nga shembja e një akullnaje në Himalaje, shpresat për të gjetur të mbijetuar mes mijëra personave që rezultojnë ende të zhdukur po zbehen.

Sipas bilancit më të fundit të raportuar nga Reuters, të paktën 1,114 persona kanë humbur jetën në Nepal, ndërsa afro 4 mijë të tjerë vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur. Në anën tjetër të kufirit, në Tibet, autoritetet kineze raportojnë 16 viktima dhe 546 të zhdukur. 

Operacionet më intensive janë përqendruar në tunelet e disa hidrocentraleve, ku autoritetet besojnë se mund të ketë ende njerëz të gjallë. Deri tani 279 persona janë shpëtuar nga rrënojat e projekteve hidroenergjetike, por të paktën 639 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur në këto zona.

Në operacion janë përfshirë ekipe të specializuara nga Nepali, India, Kina dhe Shtetet e Bashkuara. Ekipet amerikane kanë sjellë edhe pajisje të teknologjisë së lartë që mund të kapin tinguj ose shenja jete nga brenda tuneleve.

Ndërkohë, qeveria nepaleze po e zhvendos gradualisht vëmendjen nga kërkim-shpëtimi te rehabilitimi dhe rindërtimi. Përmasat e dëmeve janë kolosale: sipas një vlerësimi paraprak të OKB-së, përmbytjet kanë lënë pas të paktën 2.2 milionë tonë mbetje dhe rrënoja.

Rreth 3,500 persona po qëndrojnë në qendra të përkohshme strehimi, ndërsa OKB ka paralajmëruar për rrezikun e sëmundjeve për shkak të mbipopullimit, ujit të kontaminuar dhe dëmtimit të strukturave shëndetësore.

Autoritetet dhe ekspertët po ngrenë gjithashtu pikëpyetje mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike në destabilizimin e akullnajave të Himalajeve. 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news