Bota 2026-09-02 09:47:38 Nga VNA

Gjermania drejton gishtin nga Rusia për sulmin me dron në aeroport/ Berlini mbyll konsullatën ruse

Ndaje në Whatsapp
Gjermania drejton gishtin nga Rusia për sulmin me dron në aeroport/

Gjermania ka akuzuar zyrtarisht Rusinë se qëndron pas tentativës për një sulm me dron në aeroportin Leipzig/Halle muajin e kaluar, duke e cilësuar incidentin pjesë të një fushate më të gjerë operacionesh hibride ruse në Europë.

Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt deklaroi se hetimet e policisë dhe informacionet e shërbimeve inteligjente tregojnë se personat e përfshirë në operacion vepronin në emër të agjencive shtetërore ruse. 

Berlini nuk është mjaftuar me akuza. Si përgjigje, qeveria ka vendosur mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme ruse në Bonn dhe përfundimin e marrëveshjes me qendrën kulturore “Russian House” në Berlin.

Ambasadori rus në Gjermani u thirr gjithashtu në Ministrinë e Jashtme për t’i komunikuar qëndrimin e qeverisë.

Autoritetet gjermane thonë se incidenti në Leipzig nuk shihet i izoluar. Gjermania dhe vende të tjera europiane kanë raportuar vitet e fundit sulme kibernetike, sabotime dhe operacione të tjera që ia atribuojnë Moskës.

Rusia i mohon akuzat. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kërkoi prova dhe akuzoi Berlinin se po ndjek rrugën e përshkallëzimit. Moska ka paralajmëruar gjithashtu se do t’u përgjigjet masave gjermane.

Gjermania tani kërkon që Bashkimi Europian të vendosë sanksione të tjera dhe kufizime udhëtimi ndaj shtetasve rusë të përfshirë në operacione të tilla.

Italia, Britania, Polonia, Suedia dhe vende të tjera europiane kanë shprehur solidaritet me Berlinin. 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news