Bota 2026-09-01 09:03:40 Nga VNA

Zgjidhet pas 30 vitesh misteri i vrasjes së Tupac Shakur, ish-kreu i bandës shpallet fajtor

Ndaje në Whatsapp
Zgjidhet pas 30 vitesh misteri i vrasjes së Tupac Shakur, ish-kreu i

Gati 30 vjet pas atentatit që tronditi botën e muzikës, drejtësia amerikane ka dhënë një vendim historik për vrasjen e Tupac Shakur. Duane “Keffe D” Davis, ish-drejtues i një bande kriminale, është shpallur fajtor nga një juri në Las Vegas për përfshirjen në ekzekutimin e ikonës së rap-it.

Sipas BBC, juria e shpalli 63-vjeçarin fajtor për vrasje me armë vdekjeprurëse, lidhur me atentatin e 7 shtatorit 1996. Tupac u qëllua disa herë nga një automjet në Las Vegas dhe ndërroi jetë gjashtë ditë më vonë, vetëm 25 vjeç.

Prokuroria argumentoi se Davis nuk ishte personi që tërhoqi këmbëzën, por se organizoi sulmin dhe siguroi armën që dyshohet se u përdor nga nipi i tij, Orlando Anderson. Sipas akuzës, atentati ishte hakmarrje për një përleshje mes Shakur dhe Anderson, e ndodhur vetëm disa orë më parë.

Një rol të rëndësishëm në proces luajtën vetë deklaratat e Davis. Për vite me radhë ai kishte folur publikisht për praninë e tij në Cadillac-un e bardhë nga i cili u hap zjarr ndaj reperit. Ai kishte dhënë detaje edhe në një intervistë me policinë në vitin 2008 dhe më pas në librin e tij të vitit 2019, “Compton Street Legend”.

Mbrojtja pretendoi se rrëfimet e Davis ishin ekzagjeruar për famë dhe përfitime financiare dhe se nuk ekzistonin prova të mjaftueshme që e lidhnin atë me organizimin e vrasjes. Juria, megjithatë, e shpalli fajtor vetëm pak orë pasi nisi shqyrtimin e çështjes.

Pas vendimit, Davis bëri të ditur se do ta apelojë atë. Seanca për caktimin e dënimit është planifikuar më 13 tetor.

Vendimi shënon një pikë kthese në një prej mistereve kriminale më të famshme të historisë së muzikës amerikane. Për afro tri dekada, vrasja e Tupac nxiti hetime, akuza dhe teori të panumërta konspirative, ndërsa askush nuk ishte dënuar për krimin.

Në sallën e gjyqit, familjarët e reperit reaguan me lot dhe përqafime, ndërsa fansa të Tupac u mblodhën jashtë gjykatës për të përshëndetur vendimin.

Tupac Shakur vazhdon të konsiderohet një nga figurat më me ndikim të hip-hopit. Ai ka shitur më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën, ndërsa muzika dhe figura e tij mbeten pjesë e kulturës pop edhe tri dekada pas vdekjes.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news