Bota 2026-08-31 08:35:22 Nga VNA

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani hedhin hapin e parë të aleancës së re ushtarake

Ndaje në Whatsapp
Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani hedhin hapin e parë të

Një zhvillim i rëndësishëm gjeopolitik po ndodh sot në Stamboll. Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani zhvillojnë takimin e parë të nivelit të lartë në kuadër të marrëveshjes së tyre të re të mbrojtjes.

Në tryezë pritet të jenë ministrat e Jashtëm, ministrat e Mbrojtjes dhe drejtuesit ushtarakë të tre vendeve.

Marrëveshja parashikon që një sulm i armatosur ndaj njërit prej vendeve të konsiderohet kërcënim ndaj të gjithëve, një formulë që në disa aspekte kujton parimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

Takimi zhvillohet në një moment veçanërisht të tensionuar në Lindjen e Mesme për shkak të konfliktit me Iranin dhe kërcënimeve ndaj rrugëve të transportit të naftës.

Turqia është njëkohësisht anëtare e NATO-s, ndërsa Ankaraja ka lënë të hapur mundësinë që bashkëpunimi i ri të zgjerohet në të ardhmen edhe drejt vendeve të tjera. 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news