Bota 2026-08-31 08:29:15 Nga VNA

Vritet bosi i vjetër i Camorra-s, hija e luftës së klaneve kthehet në Napolit

Ndaje në Whatsapp
Vritet bosi i vjetër i Camorra-s, hija e luftës së klaneve

Raffaele Afeltra, një nga emrat historikë të Camorra-s në zonën e Napolit, u ekzekutua në një pritë të pastër mafioze në Pimonte, mes maleve Lattari. 69-vjeçari, i lidhur prej dekadash me fraksionin Afeltra-Di Martino, u qëllua disa herë teksa ndodhej në makinën e tij, në një zonë të izoluar pranë një prone që lidhej me të.

Sipas rindërtimit të parë të hetuesve, autorët iu afruan dhe hapën zjarr me armë gjahu, dyshohet të kalibrit 12, duke mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi. Në vendngjarje ndërhynë karabinierët e Castellammare di Stabia dhe hetuesit e Torre Annunziata, të cilët po përpiqen të kuptojnë nëse bëhet fjalë për një larje hesapesh, një mesazh të brendshëm apo fillimin e një vale të re përplasjesh mes klaneve.

Afeltra, i njohur në zonë si “’O Burraccione”, ishte pjesë e gardës së vjetër të Camorra-s. Emri i tij lidhej me vitet e përgjakshme të luftërave kriminale në territorin vesuvian, ku aleancat ndërroheshin shpejt dhe hakmarrjet vononin, por nuk harroheshin. Dalja e tij së fundmi nga burgu e kishte rikthyer në një terren ku heshtja shpesh është më e rrezikshme se zhurma.

Për momentin nuk ka të arrestuar. Por mënyra e ekzekutimit, vendi i zgjedhur dhe profili i viktimës e bëjnë këtë vrasje më shumë se një krim të zakonshëm.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news