Bota 2026-09-02 09:48:44 Nga VNA

Greqia ngre “Achilles Shield”/ Marrëveshje 3 miliardë euro me Izraelin për mbrojtjen ajrore

Ndaje në Whatsapp
Greqia ngre “Achilles Shield”/ Marrëveshje 3 miliardë euro

Greqia dhe Izraeli kanë nënshkruar një marrëveshje të madhe ushtarake me vlerë 3 miliardë euro, rreth 3.5 miliardë dollarë, për ndërtimin e një sistemi të ri shumë-shtresor të mbrojtjes ajrore greke.

Marrëveshja është kontrata më e madhe e eksportit të armëve që Izraeli ka nënshkruar ndonjëherë me Greqinë dhe një nga më të mëdhatë në historinë e industrisë izraelite të mbrojtjes. 

Sistemi do të jetë pjesë e programit të Athinës të quajtur “Achilles Shield” dhe do të krijojë një mburojë kundër raketave balistike, avionëve dhe dronëve.

Izraeli do t’i furnizojë Greqisë sistemet David’s Sling dhe SPYDER, të prodhuara nga Rafael, si edhe BARAK MX të Israel Aerospace Industries. Marrëveshja përfshin edhe radarë të avancuar MMR.

David’s Sling ka marrë rëndësi të veçantë pasi është përdorur nga Izraeli për interceptimin e raketave iraniane gjatë konfliktit të këtij viti. Greqia bëhet vetëm vendi i dytë pas Finlandës që e blen këtë sistem.

Athina do të marrë gjithashtu një sistem kombëtar komandimi dhe kontrolli për të integruar të gjitha kapacitetet e mbrojtjes ajrore.

Një kontratë shtesë prej 26 milionë eurosh parashikon furnizimin me sistemin “Drone Dome” për mbrojtjen e objekteve strategjike nga dronët.

Greqia planifikon të shpenzojë rreth 28 miliardë euro deri në vitin 2036 për modernizimin e ushtrisë, përfshirë blerjen e deri në 40 avionëve amerikanë F-35 dhe fregatave nga Franca dhe Italia.

Vendi shpenzon aktualisht afro 3.5% të PBB-së për mbrojtjen, një nivel i lartë mes anëtarëve të NATO-s, edhe për shkak të mosmarrëveshjeve historike me Turqinë. 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news