Lifestyle 2025-12-29 20:15:00 Nga VNA

Pilula e dobësimit pa recetë mjeku: Pilula e re që pritet të revolucionarizojë dobësimin në 2026

Ndaje në Whatsapp
Pilula e dobësimit pa recetë mjeku: Pilula e re që pritet të

Industria globale e humbjes së peshës po hyn në një fazë të re, ku trajtimi mjekësor po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një produkt konsumator, të aksesueshëm përmes aplikacioneve, telemjekësisë dhe pagesave direkte, pa kaluar domosdoshmërisht nga sistemi tradicional shëndetësor.

Gjigantët farmaceutikë Novo Nordisk dhe Eli Lilly po përgatiten të hedhin në treg versione orale (pilula) të barnave të tyre shumë të kërkuara GLP-1, të njohura deri tani kryesisht si injeksione javore për humbje peshe. Objektivi është i qartë: të arrijnë dhjetëra miliona konsumatorë amerikanë dhe të zgjerojnë një treg që pritet të kapë vlerën 150 miliardë dollarë brenda dekadës së ardhshme.

Ekzekutivë të industrisë e përshkruajnë të ardhmen e këtyre barnave si një shërbim i përditshëm: abonime mujore si platformat streaming, doza të menaxhuara nga një aplikacion në telefon dhe akses po aq i thjeshtë sa blerja e një pale atleteve. “Po imagjinojmë që të gjithë të kenë një aplikacion GLP-1 në telefon”, tha për Reuters një drejtues i shëndetit digjital.

Pilulat, që merren çdo ditë, pritet të tërheqin persona që shmangin injeksionet, të lejojnë “mikrodozime”, përdorim sezonal (“para verës” apo festave) ose programe mirëmbajtjeje pas rënies në peshë. Kjo i hap rrugë një modeli të ri: pagesë direkte nga konsumatori, jashtë mbulimit klasik të sigurimeve shëndetësore.

Novo ka marrë tashmë miratimin në SHBA për pilulën ditore Wegovy, që pritet të dalë në treg në fillim të vitit 2026, ndërsa Lilly është në fazë rregullatore me pilulën orforglipron. Të dyja kompanitë kanë njoftuar çmime hyrëse 149 dollarë në muaj, me tavane deri në 399 dollarë për doza më të larta, duke e bërë terapinë më të përballueshme për ata që nuk mbulohen nga sigurimet.

Por ky transformim ka edhe kosto dhe rreziqe. Mjekë dhe studiues paralajmërojnë se kanalet direkte dhe marketingu agresiv rrezikojnë të banalizojnë obezitetin dhe të anashkalojnë mbikëqyrjen mjekësore, ndërsa efektet anësore të barnave – nga problemet gastrointestinale te raste të rralla depresioni, pankreatiti apo humbje shikimi – mbeten shqetësuese, sidomos në afat të gjatë.

Ndërkohë, platformat online si Noom, Ro apo WeightWatchers po e paketojnë GLP-1 jo vetëm si ilaç, por si stil jete: më shumë energji, më pak dhimbje, vetëbesim dhe “jetë më e mirë”. Një strategji që shmang kufizimet strikte të reklamimit farmaceutik dhe e zhvendos fokusin nga sëmundja te performanca personale.

Me gati tre të katërtat e të rriturve amerikanë mbipeshë ose obezë, por vetëm rreth 12% aktualisht përdorues të GLP-1, industria sheh një treg ende të pashfrytëzuar. Pilulat pritet të mos zëvendësojnë injeksionet, por të zgjerojnë ndjeshëm bazën e përdoruesve – duke e kthyer humbjen e peshës nga akt mjekësor në zakon ditor konsumatori./Nga Reuters 

Video

Presidenti amerikan Donald Trump priti të enjten në Zyrën Ovale një grup pastorësh ungjillorë dhe klerikësh të krishterë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga një ndihmës i tij, Trump shihet i ulur me sytë mbyllur ndërsa pastorët, luten për të dhe për ushtarët amerikanë “në këto kohë sfiduese”.

Ç’të jetë kjo “pik pik pik” që prek Borën dhe gratë e PS?

Video-animacion i publikuar nga ushtria izraelite që tregon bunkerin nëntokësor të Ali Khameneit, i ndërtuar nën kompleksin e udhëheqjes iraniane në Teheran, i cili sipas Izraelit u godit dhe u çmontua gjatë një sulmi ushtarak.

Një re e madhe tymi u pa duke u ngritur mbi horizontin e Riadit, mes konfliktit të vazhdueshëm në rajonin e Gjirit, të enjten, më 5 mars. Pamjet e filmuara nga një banor që po udhëtonte me makinë në një autostradë në kryeqytetin e Arabia Saudite tregojnë një re të errët tymi që ngrihet mbi një ndërtesë aty pranë të enjten. Arabia Saudite ka deklaruar se ka kapur tre raketa balistike të lëshuara drejt një baze ajrore, ndërsa Irani ka intensifikuar sulmet në të gjithë rajonin e Gjirit. “Tre raketa balistike të lëshuara drejt Prince Sultan Air Base u kapën dhe u shkatërruan”, njoftoi ministria saudite e Mbrojtjes në X. Marrë nga TRT Balkan

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news