Lifestyle 2025-08-17 08:00:00 Nga VNA

“Një fillim i ri” për William dhe Kate – zhvendosen në një shtëpi të re në Windsor

Ndaje në Whatsapp
“Një fillim i ri” për William dhe Kate – zhvendosen

Princi William dhe Princesha Kate do të shpërngulen në një shtëpi të re familjare në Windsor, duke nisur një kapitull të ri pas një periudhe sfiduese shëndetësore për Princeshën e Uellsit.

Çifti mbretëror, bashkë me tre fëmijët – George, Charlotte dhe Louis – do të jetojnë në Forest Lodge, një rezidencë me tetë dhoma gjumi brenda Parkut të Madh të Windsor-it.

Pas jetesës në Adelaide Cottage që nga viti 2022, burime pranë familjes mbretërore thonë se kjo lëvizje vjen si nevojë për një “fillim të ri” dhe më shumë qetësi familjare.

Forest Lodge pritet të jetë shtëpia e përhershme e çiftit edhe kur William dhe Kate të bëhen Mbret dhe Mbretëreshë. Ata do ta financojnë vetë zhvendosjen dhe do të paguajnë qira të plotë për shtëpinë, ndërsa nuk do të kenë staf që jeton me ta, duke ruajtur një stil jete sa më privat.Fëmijët do të vazhdojnë shkollimin në Lambrook, ku ndihen tashmë të integruar dhe të lumtur.

Video

Momenti kur i plagosuri në Memaliaj mbërrin në spital

Nuk e dimë se çfarë pronash ka sekuestruar SPAK, se Linda është me qira

Aman mos bëni asgjë nga ato që premtoni, veç furnizoni spitalet me ilaçe dhe mos na shisni mbeturinat e botës së tretë në farmaci

Ky është ambienti në fshatin Majkosh të Tepelenës ku shpërthimi i një granate la të plagosur rëndë dy të rinj. Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu, 34 vjeç, janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë me dëmtime serioze. Ngjarja ndodhi në një objekt ngjitur me banesën e babait të 28-vjeçarit, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e plotë të këtij aksidenti tragjik.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news