Sport 2026-07-16 21:44:00 Nga VNA

L'Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën

Ndaje në Whatsapp
L'Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga prapaskenat e eliminimit të Francës nga Kupa e Botës pas humbjes ndaj Spanjës.
Sipas të përditshmes franceze L'Equipe, atmosfera në dhomat e zhveshjes së “Gjelave” gjatë pushimit mes pjesëve ka qenë e tensionuar, me Ousmane Dembelen që ka kritikuar ashpër shokët e skuadrës.
Raportohet se sulmuesi i Paris Saint-Germain ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si skuadra po ushtronte presion ndaj lojtarëve spanjollë, duke theksuar se mungesa e koordinimit në fazën mbrojtëse po i jepte kundërshtarit hapësira dhe avantazh në lojë.
Sipas medias franceze, reagimi i Dembeles nuk është pritur mirë nga disa prej bashkëlojtarëve, të cilët janë irrituar nga kritikat e tij. Debati ka rritur tensionet në dhomat e zhveshjes, ndërsa Franca kërkonte të gjente zgjidhje për të përmbysur rezultatin në pjesën e dytë.
Në fund, “Les Bleus” nuk arritën të ndryshonin fatin e sfidës dhe u eliminuan nga Spanja, ndërsa zbulimet e L'Equipe hedhin dritë mbi atmosferën e vështirë që mbizotëroi brenda skuadrës gjatë një prej ndeshjeve më të rëndësishme të turneut.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news